Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekspertët: BE-ja synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serbi

23/02/2026 - 08:16
në Kryesore, Lajme
A A
BE publikon agjendën e takimit Kurti-Vuçiq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Formimi i qeverisë së re në Kosovë dhe mesazhi se dialogu me Beogradin është prioritet, së bashku me paralajmërimin për një takim në nivel të lartë, tregojnë se BE synon të rrisë angazhimin politik, vlerëson Milosh Pavkoviq nga Qendra për Politikat Evropiane.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kalla tha se qeveria e re e Kosovës është “një shtysë e re” për dialogun dhe shprehu gatishmërinë për të pritur një takim të shpejtë.

“Kjo është një sinjal i fortë se BE dëshiron t’i japë dialogut më shumë peshë. Deri tani procesi është zhvilluar kryesisht në nivel teknik, gjë që është treguar e pamjaftueshme. Përfshirja e Përfaqësueses së Lartë, si autoriteti më i lartë politik në këtë proces, mund të kontribuojë që palët të rikthehen në tryezë dhe më në fund të nisin një zbatim më serioz”, ka thënë Milosh Pavkoviq – Qendra për Politikat Evropiane.

Sa i përket temave të ardhshme, ekspertët ne Beograd vlerësojnë se fokusi kryesor i BE-së, nga njëra anë, do të jetë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa nga Beogradi do të kërkohet zbatimi i obligimeve të marra në kuadër të dialogut.

“Nga Beogradi pritet të vazhdojë të jetë bashkëpunues, të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe të vazhdojë me zbatimin e detyrimeve të marra përsipër, për shembull çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, e cila mund të riaktualizohet gjatë pranverës”, ka shtuar Pavkoviq.

Në lidhje me rolin e SHBA-së, Pavkoviq thekson se Uashingtoni aktualisht mbështet formatin e Brukselit dhe i ka lënë BE-së rolin udhëheqës në ndërmjetësim. Në Beograd vlerësohet se periudha në vijim do të tregojë nëse angazhimi i shtuar politik i BE-së do të sjellë përparim konkret, apo nëse procesi do të vazhdojë të mbetet i ngarkuar me mosbesim dhe zbatim të ngadaltë të marrëveshjeve./rtk

JU REKOMANDOJMË

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën
24/05/2026 - 13:45

Në Ditën e Presidentit, më 24 maj, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën historike të Presidentit Ibrahim Rugova dhe trashëgiminë e tij...

Më shumëDetails

Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë

Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë
24/05/2026 - 13:34

Kandidati për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i nominuari për kryeministër, Ardian Gjini, ka vlerësuar lart rrugëtimin politik të partisë dhe figurën e liderit të...

Më shumëDetails

Kuvendi i AAK-së me emocione: Tahiri i përlotur pas fjalimit të Haradinajt

Kuvendi i AAK-së me emocione: Tahiri i përlotur pas fjalimit të Haradinajt
24/05/2026 - 13:12

Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, është përlotur pas fjalimit të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, i cili gjatë kuvendit të këtij subjekti politik i hapi rrugë Ardian Gjinit...

Më shumëDetails

Bekim Haxhiu takohet me vëllaun e Kadri Veselit: Presim ditën kur Kadriu, bashkë me Presidentin Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të kthehen fitimtar në atdhe

Bekim Haxhiu takohet me vëllaun e Kadri Veselit: Presim ditën kur Kadriu, bashkë me Presidentin Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të kthehen fitimtar në atdhe
24/05/2026 - 13:02

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu ka takuar vëllaun e Kadri Veselit, Vesel Veselin nga i cili mori mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online...

Më shumëDetails

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin
24/05/2026 - 12:55

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku pritet të formalizohet zgjedhja e Ardian Gjini në krye të partisë, kryetari aktual Ramush Haradinaj ka...

Më shumëDetails

Mushkolaj kritikon fushatën zgjedhore: Gara po bëhet jo kush e ka programin më të mirë, por kush është “ma i poshtër”, kush është “me Serbinë”

PDK s`e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave”, Mushkolaj kritikon Ramën për shkarkimin e Musliut
24/05/2026 - 12:42

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me fushtat zgjedhore të akterëve politik për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Mushkolaj ka thënë se askush nuk...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Fc Vushtrria në superligë, ardhja e Rrahman Ramës në krye të klubit solli suksesin kulmor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë