Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekspertët: Qëndrimet e fundit të SHBA-së ndaj Izraelit, një pikë kthese

06/04/2024 - 17:09
në Lajme
A A
Ekspertët: Qëndrimet e fundit të SHBA-së ndaj Izraelit, një pikë kthese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Uashingtoni sinjalizoi një ndryshim në qëndrimin ndaj Izraelit, pas sulmit vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmave në Rripin e Gazës. Izraeli reagoi me shpejtësi ndaj paralajmërimit të administratës së Presidentit Biden të enjten për humbje të mbështetjes së pakushtëzuar amerikane nëse nuk merr masa për mbrojtjen e civilëve palestinezë dhe punonjësit e ndihmave.

Vrasja nga sulmet ajrore izraelite e shtatë punonjësve të ndihmave nga organizata World Central Kitchen të hënën shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare.

Në përgjigje të incidentit, Presidenti Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike 30-minutëshe të enjten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i kërkuar atij përgjegjësi për sulmet, rritjen e ndihmave humanitare dhe mbrojtjen e civilëve.

Disa orë më vonë, Izraeli njoftoi hapa për të lejuar më shumë ndihma në Rripin e Gazës, duke përfshirë kalimin e tyre përmes portit të izraelit të Ashdodit dhe rritjen e sasisë së ndihmave nga Jordania përmes një pikëkalimi tokësor.

Izraeli ka kërkuar falje për sulmet dhe ka shkarkuar dy oficerë, duke thënë se ata kishin shkelur procedurat standarde të ushtrisë

Duke folur me gazetarët në Belgjikë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken komentoi përgjigjen e Izraelit.

“Është shumë e rëndësishme që Izraeli të marrë përgjegjësinë e plotë për këtë incident. Është gjithashtu e rëndësishme që Izraeli po ndërmerr hapa për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë përfshirë në këtë sulm. Është shumë më e rëndësishme që të ndërmerren hapa që një gjë e tillë të mos përsëritet”, tha Sekretari Blinken.

Rreth 200 punonjës të ndihmave janë vrarë në luftën në Rripin e Gazës deri më tani dhe disa analistë i thanë Zërit të Amerikës se goditja e makinave të organizatës World Central Kitchen ishte një ngjarje që mobilizoi komunitetin ndërkombëtar në reagimin kundër vrasjes së civilëve.

“Sulmi rriti përqendrimin në këtë shqetësim që ka ekzistuar për një kohë lidhur me mbrojtjen e civilëve, si dhe paralajmërimet për përballje me urinë të popullatës brenda Gazës. Kjo gjithashtu pason propozimet e Izraelit për një ofensivë ushtarake në Rafah, ku shumica e banorëve të Gazës janë zhvendosur tani”, thotë Brian Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme.

Ka patur një rritje të thirrjeve që administrata e Presidenti Biden të jetë më e ashpër ndaj Izraelit lidhur me numrin e madh të civilëve të vrarë në Rripin e Gazës.

“Mendoj se mesazhi më në fund është dërguar me qartësi, saktësi dhe urgjencë. Nëse janë marrë dhe çfarë masash do të ndërmarrë Netanyahu dhe qeveria izraelite mbetet për t’u parë, sepse këta hapa të parë janë thjesht reagime të menjëhershme, jo rishikim i plotë i politikave, dhe llogaridhënies që nevojitet”, thotë Linda Robinson nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

Protestuesit ndërprenë punimet e parlamentit izraelit në fillim të kësaj jave. Protesta thekson trysninë në rritje ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu për të siguruar lirimin e pengjeve. Më shumë se 100 izraelitë ende po mbahen nga militantët e Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit hynë në jug të Izraelit dhe vrarë rreth 1200 njerëz. Izraeli është përgjigjur me një ofensivë gjashtëmujore, duke vrarë më shumë se 33,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, dhe duke shkaktuar kritika ndërkombëtare për veprimet e tij në këtë luftë. /VOA

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë