Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nga viti 2025 do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.
Ai tha para medieve të martën se një zyrtar publik që aktualisht e ka koeficientin e pagës 5.6, në janar do t’i bëhet 6.1 e në korrik 6.6.
“Të gjithë të punësuarve në sektorin publik pagat do të rriten 55 euro nga janari dhe 110 euro nga korriku. Kostoja e plotë vjetore e kësaj rritje do të jetë 120 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.
Në lidhje me këtë vendim të Qeverisë, ka folur për “Gazeta Blic” eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri.
Beqiri tha se rritja e pagave për vitin 2025 është lajm pozitiv për t’u përballur me inflacionin e lartë.
Por sipas tij, rritja e pagave në kohë fushate nuk është në rregull sepse po praktikohet një dukuri që vetëm në kohë fushate shteti rikthehet të rritja e pagave.
“Rritja e pagave nga ana e qeverisë për vitin 2025 parimisht është lajm fort pozitiv për tu përballur me inflacionin e lartë që kishte Republika e Kosovës, ndërsa sa i përket rritjes në kohë fushate mendojë se nuk është në rregull sepse po praktikohet një dukuri që vetëm në kohë fushate shteti rikthehet të rritja e pagave, kjo ka ndodh edhe në qeverisjet e kaluara” tha Beqiri për “Gazeta Blic”.
Ai tutje tutje tha se rritja ekonomike prej 3.9% nuk garanton këtë rritje të pagave e propozuar nga ana e qeverisë.
Beiqiri tha se kjo rritje më shumë asociaon me blerje vote sesa rritja reale e saj.
“Rritja ekonomike prej 3.9% nuk garanton këtë rritje të pagave e propozuar nga ana e qeverisë.Mesatarisht nga rritja ekonomike prej 3.9% pritet që buxhetit të shtetit ti shtohen 400 milionë euro dhe kjo nuk përkon me rritjen aktuale, prandaj konsiderojë se kjo rritje më shumë asocion në blerje vote se sa rritje reale e saj” tha eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, për “Gazeta Blic”.

Lulzim Beqiri, Ekspert ekonomie!
Kryeministri Kurti ka deklaruar sot gjatë ditës se vitin e ardhshëm do të shtohet buxheti për paga.
“Me hyrjen në fuqi, vitin e ardhshëm do ta shtojmë buxhetin për paga. Rritja e koeficientit do të rritet vitin e ardhshëm. Rritjen për secilin vit duhet të jetë në lonjë me rritjen ekonomikë dhe fatmirlsisht në qeverisjen tonë kemi treguar se dimë të qeverisim me zotnillëk” tha kryeministri Kurti në një konferencë për media raporton “Gazeta Blic”.












