Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot më datë 04.08.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar K.B. nga Zvicra për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letë- rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.
Në njoftimin e policisë thuhet se ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Zvicrës. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.
Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar, do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktiviteteve të tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.













