Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elbert Krasniqi deklarohet pas shkarkimit të Ekipit Menaxhues të Asociacionit: Nuk besoj që duhet të ketë më ekip të ri!

05/05/2023 - 16:20
në Kryesore, Lajme
A A
Elbert Krasniqi deklarohet pas shkarkimit të Ekipit Menaxhues të Asociacionit: Nuk besoj që duhet të ketë më ekip të ri!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka treguar arsyet e shkarkimit të ekipit menaxhues që ka hartuar Draft-Statutin e Asociacionit.

Krasniqi ka thënë se Drafti i prezantuar në Bruksel ka qenë jokushtetuese dhe jo në interes të Kosovës.

“Ne kemi marrë vendimin për lirimin e ekipit menaxhues. Ata e kanë pas mandatin deri aty, e kanë ba një propozim të Drfatit. Ai Draft është jokushtetuese, jo në interesin tonë, por sidoqoftë ne nuk kemi dashur të paragjykojmë punën e tyre. Tanimë nuk ka arsye me ekzistu më ai ekip menaxhues”, deklaroi ministri i MAPL-së.

I pyetur se kur pritet të formohet ekipi i ri, Krasniqi u përgjigj kështu.

“Nuk besoj që duhet të ketë më ekip të ri. Drati është prezantu, ai draft nuk është relevant, kryeministri Kurti ka prezantu një vizion të Qeverisë dhe ajo është e rëndësishme për ne”, deklaroi minsitri Krasniqi për “Gazeta Blic”Se Draft-Statuti ishte i papajtueshëm më Kushtetutën, e deklaroi edhe kryeministri Kurti pas takimit.

“Ne këtë takim filluam me një note te larte pozitive, u dakorduam me tekstin e marrëveshjes për çështjen e të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë. Në këtë takim të sotëm pas marrëveshjes për te pagjeturit, degjuam ekipin që prezantoi një draft statutin per Asociacionin.

“Një draft statut i tillë është fondamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, por përkundër kësaj ne jemi të angazhuar të gjejmë zgjidhje” tha Kurti pas takimit në Bruksel.

Një ditë pas takimit të mbajtur në Bruksel, Qeveria e Kosovës shkarkoi ekipin menaxhues që hartoi Draft-Statutin e Asociacionit.

Ku ekip përbëhej nga Jelena Boloviç, Danijela Vujacic, Igor Kalmar dhe Dejan Radojkovic.

Menjëherë pas shkarkimit të këtij ekipi, erdhi reagimi i Brukselit zyrtar.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, deklaroi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e ekipit menaxhues është në kundërshtim me marrëveshjen.

“Palët ishin pajtuar rreth përbërjes së Ekipit Menaxhues. Anëtarët e Ekipit Menaxhues janë propozuar nga Serbia dhe zyrtarisht janë emëruar nga Kosova.

Ekipi Menaxhues propozoi dhe paraqiti draftin e parë, që do të thotë se nisën procesin e jo që procesi mori fund. Prandaj, vendimi për ta shkarkuar Ekipin Menaxhues shkel tekstin dhe frymën e marrëveshjes”, theksoi Stano para gazetarëve, raporton Gazeta Blic.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë