Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, Prishtina nesër

02/01/2026 - 21:57
në Kryesore, Lajme
A A
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, Prishtina nesër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe 5 komuna të tjera kanë përfunduar mbrëmjen e së premtes procesin e verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularë e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Bëhet fjalë për komunat Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj, të cilat kanë përfunduar këto aktivitete deri në orën 21 të së premtes.

Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se “në QKN e Prishtinës, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularë e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të vazhdojë në pjesën e parë të ditës së shtunë”.

Sipas tij, deri më tani (e premte, 2 janar 2026, ora 21:00), janë procesuar në platformën e rezultateve 5,504 nga 5,557 vendvotime apo rreth 98% e vendvotimeve.

Në përgjithësi, procesi në QKN, nga 29 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, është përmbyllur në 37 komuna, përfshirë: Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Suharekë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj.

Në anën tjetër, Elezi tregoi se në QNR është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 29 përfaqësitë diplomatike.

“Deri më tani (e premte, 2 janar 2026, ora 21:00) janë numëruar 21 nga 40 vendvotimet e përfaqësitë diplomatike”, tha ai.

Më 27 dhjetor 2025, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi.

JU REKOMANDOJMË

Me këtë çmim do të shiten derivatet sot në Kosovë

Ulet çmimi i naftës
24/05/2026 - 09:41

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e lejuara për tregtimin e derivateve të naftës në Kosovë për sot dhe nesër. Sipas njoftimit në Facebook,...

Më shumëDetails

Një burrë gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
24/05/2026 - 09:23

Pasditen e së premtes, një burrë është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Siç thuhet në raportin 24-orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku...

Më shumëDetails

Rama: MPB-ja na bllokoi projektin për Spitalin e Prishtinës, jemi në proces të realizimit

Përparim Rama për mësimin tërëditor: Ky nuk është veç një projekt arsimor, është investim në gjeneratën që po rrit qytetin tonë
24/05/2026 - 09:17

Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të marrin shumicën e shërbimeve spitalore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), institucion ku marrin shërbime të specializuara qytetarë nga e gjithë Kosova....

Më shumëDetails

Kërkim gjatë gjithë natës, personi i humbur gjendet i gjallë në Reqan të Prizrenit

Kërkim gjatë gjithë natës, personi i humbur gjendet i gjallë në Reqan të Prizrenit
24/05/2026 - 08:43

Pas një operacioni kërkimi që zgjati gjatë gjithë natës, është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë personi i raportuar i humbur në fshatin Reqan të Prizrenit....

Më shumëDetails

Çanak: Qe 40 vite Kosova përdoret për t’i hutuar njerëzit – Serbia ende s’e di se cilën rrugë do e zgjedhë për të ardhmen

Çanak: A do t’i dorëzohet Kosovës Radojiçiq apo do të mbesim pengje të tij si dikur të Mlladiqit e Karaxhiqit
24/05/2026 - 08:23

Çanak deklaroi se në Serbi mungon një alternativë e qartë politike dhe se lëvizja studentore vazhdon të jetë pa drejtim të unifikuar. Ai solli në vëmendje edhe mundësinë...

Më shumëDetails

VV’ja prezanton sloganin për zgjedhjet e 7 qershorit: Qitja pikën: Krejt për shtet, shteti për krejt

VV’ja prezanton sloganin për zgjedhjet e 7 qershorit: Qitja pikën: Krejt për shtet, shteti për krejt
24/05/2026 - 08:10

Lëvizja Vetëvendosje, ka ndarë sloganin për zgjedhjet e 7 qershorit, ‘’Qitjani pikën, krejt për shtet, shteti për krejt’’. VV’ja, ka kërkuar nga qytetarët mobilizim dhe angazhim. Postimi: Duam...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Fc Vushtrria në superligë, ardhja e Rrahman Ramës në krye të klubit solli suksesin kulmor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë