Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eliot Engel për Rugovën: Gjigant si Desmond Tutu, njeriu i duhur për ta udhëhequr Kosovën drejt pavarësisë

11/04/2026 - 14:21
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Eliot Engel për Rugovën: Gjigant si Desmond Tutu, njeriu i duhur për ta udhëhequr Kosovën drejt pavarësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kongresisti amerikan e kujtonte presidentin historik si lider të qetë, të mençur dhe të qëndrueshëm.

Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel, i njohur si një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve dhe të Kosovës, i cili ndërroi jetë së dje, kishte folur me vlerësim të lartë për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në një intervistë për emisionin Gjurmët të Radio Televizioni i Kosovës, Engel e përshkruante Rugovën si një lider të matur dhe shumë të zgjuar, i cili kishte cilësitë e duhura për ta udhëhequr Kosovën në rrugën drejt pavarësisë.

“Ai vërtet ishte i matur dhe një njeri shumë i zgjuar. Nuk ishte i ngutshëm. Ishte i kujdesshëm dhe ishte njeriu i duhur në kohën e duhur për ta udhëhequr Kosovën drejt pavarësimit”, kishte thënë Engel.

>< Sipas tij, ajo që e karakterizonte më së shumti Rugovën ishte qetësia dhe qëndrueshmëria në udhëheqje. “Ajo çka më kujtohet më së miri për të është sjellja e tij e qetë dhe shumë e qëndrueshme deri në krye. E dije që ai ishte në krye dhe ai e dinte se çfarë donte të bënte”, ishte shprehur Engel. Ai kishte theksuar se Rugova krijonte ndjenjën se procesi drejt pavarësisë së Kosovës ishte një lëvizje e qëndrueshme dhe e menduar mirë, jo diçka e përkohshme. Engel madje e kishte krahasuar Rugovën me figura të mëdha botërore që udhëhoqën popujt e tyre drejt lirisë, si Desmond Tutu. “Ibrahim Rugova ishte pjesë e kësaj kategorie. I qëndrueshëm deri në fund, efektiv, gjithmonë duke ecur përpara dhe sinqerisht një njeri i mirë”, kishte thënë Engel. Sipas tij, një nga arsyet pse Kosova arriti pavarësinë disa vite më vonë lidhet edhe me themelin politik dhe institucional që Rugova kishte vendosur gjatë udhëheqjes së tij. Komenti i tij i plotë: Ai vërtet ishte i matur dhe një njeri shumë i zgjuar. Ai nuk ishte i ngutshëm, të paktën unë nuk e kam parë këtë anë të tij, nëse ishte ashtu. Por ishte i kujdesshëm dhe ishte njeriu i duhur në kohën e duhur për ta udhëhequr Kosovën drejt pavarësimit. Ajo çka më kujtohet më së miri për të është sjellja e tij e qetë dhe shumë e qëndrueshme deri në krye. E dije që ai është në krye; ai e dinte se çfarë donte të bënte dhe të jepte ndjenjen që nuk është diçka që vjen sot e ikën nesër, por një strukturë e qetësisë dhe e lëvizjes drejt një drejtimi, që natyrisht ajo lëvizje ishte drejt pavarësisë së Kosovës. Kjo mendoj që ishte fuqia e tij. Ne së fundmi kemi dëgjuar që në Afrikën e Jugut, Desmond Tutu ka vdekur dhe është interesante kur i shikoni këta gjigantë që kanë udhëhequr shtete drejt pavarësisë dhe lirisë. Ibrahim Rugova ishte pjesë e kësaj kategorie. Kjo është mënyra si e kujtoj: i qëndrueshëm deri në fund, efektiv, gjithmonë duke ecur përpara dhe, sinqerisht, një njeri i mirë. Dukshëm i brengosur për popullin e vet, andaj mendoj që një nga arsyet pse disa vite më vonë Kosova u bë e pavarur ka të bëjë me themelin që ai ka vendosur.

JU REKOMANDOJMË

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë reaguar për herë të parë për protestat në Shqipëri

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë reaguar për herë të parë për protestat në Shqipëri
19/10/2026 - 12:45

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës janë deklaruar për herë të parë për shpërthimin e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka dërguar...

Më shumëDetails

Mblidhet Kuvendi i Kosovës

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
19/10/2026 - 12:34

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten me fillim nga ora 10:0 Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, para mediave bëri të ditur se përpos deklarimeve jashtë rëndit...

Më shumëDetails

Konflikti i përgjakshëm Elshani–Kelmendi rikthehet në vëmendje – theret 15-vjeçari në Pejë, i dyshuari gjithashtu i mitur

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
19/10/2026 - 12:06

Një therje me thikë mes dy të miturve në Pejë ka rikthyer në vëmendje një nga konfliktet më të rënda familjare të pasluftës në Kosovë, atë mes familjeve...

Më shumëDetails

Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia e institucioneve është e papranueshme

Kadrijaj: Për shkak të Kurtit jemi vendi me më pak perspektivë në Ballkan
19/10/2026 - 11:43

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se protesta është e drejtë e çdo qytetari në një vend demokratik, por ka kundërshtuar dhunën...

Më shumëDetails

“Do kryejmë një seri sulmesh terroriste në vend”, kërcënohet me shpërthim bombe në Kryesinë e Kuvendit, zbardhet e-mail: Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë

“Do kryejmë një seri sulmesh terroriste në vend”, kërcënohet me shpërthim bombe në Kryesinë e Kuvendit, zbardhet e-mail: Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë
19/10/2026 - 11:31

Në adresën e Kryesisë së Kuvendit ka mbërritur një e-mail kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente. Burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed...

Më shumëDetails

Me bluzën “Kosova po pret”, Vlora Çitaku kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Me bluzën “Kosova po pret”, Vlora Çitaku kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
19/10/2026 - 10:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë sot në një mbledhje të komisionit parlamentar, e veshur me një bluzë ku shfaqeshin fotografitë e katër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    472 Shpërndaje
    Shpërndaje 189 Tweet 118
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë