Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha pas rifillimit të seancës së kuvendit në fjalimin e saj tha se nxitja e përleshjes erdhi nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, raporton GazetaBlic.
Hoxha tha se nëse doni me e normalizu bisedën mes Mimoza Kusari-Lila dhe Simiqit, është e pafalshme.
“Ne adresuam një çështje shumë të rëndësishme dhe nëse për ju çështje e pa rëndesishme është çeshtja e diskutimeve me njeriun që ka fletarrest, me njeriun i cili është në listën e zezë të amerikës Radoiçiqi, dhe dëshironi me normalizu dhe prodhu skandal atëhere për mua është e pafalshme, sepse në kemi qenë dëshmitar që këtu gjithçka është bërë dhe është gjuajtur, sot nuk është gjuajtur asgjë nga ana e opozitës sot u provokua me mjete demokratike performative nje akt dhe një qëndrim i një grupi opozitar apo edhe u flladit më mirë me thënë në këtë temë të nxehtë kryeministri dhe zëvendëskryeministri”.
Hoxha shtoi se “Në këtë kuvend është bërë thirrje që deputeteve me ua ndalu fjalën e lirë, në shtëpinë e fjalës së lirë Ministrja e Drejtësisë e ka kërku një gjë të tillë, zëvendëskryeministri me shshe uji e goditi deputetin i cili nuk u morr me të nuk i bëri asgjë prandaj nëse ju doni me normalizu situatën që e keni kriju ajo është çeshtje tjetër”.
Si dhe krejt në fund të fjalimit iu drejtua kryeministrit Kurti me dy pyetje “A të përfaqëson ty Mimoza Kusari në diskutimin e saj me Radioqiqin dhe juve deputet të opozitës a ju përfaqeson zonja Kusari me atë që flet me Radoiqiqin” përfundoi deputetja.













