Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elon Musk rikthen llogarinë e Trump në Twitter

20/11/2022 - 14:48
në Tech
A A
Elon Musk rikthen llogarinë e Trump në Twitter
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi ekzekutiv i Twitter, Elon Musk tha më herët se ish-presidenti Donald Trump do të rikthehet në Twitter, pas rezultateve të një sondazhi të bërë po në Twitter, ku shumica e votuesve favorizuan rikthimin e tij.

“Njerëzit kanë folur. Trump do të rikthehet. Vox Populi, Vox Dei”, shkroi Musk në Twitter, duke cituar një frazë latine që do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”.

Ai e postoi njoftimin në Twitter menjëherë pas përfundimit të një sondazhi duke shtruar pyetjen “Rivendosni ish-Presidentin Trump”.

Mbi 15 milionë përdorues votuan në sondazhin, i cili ishte aktiv për 24 orë dhe përfundoi të shtunën mbrëma, me një shumicë të vogël, 51.8%, duke votuar në favor të rivendosjes së Trump.

Vendimi vjen gati dy vjet pasi llogaria e Trump, @realDonaldTrump, u pezullua përgjithmonë nga Twitter më 8 janar 2021, pas sulmit në Kapitol të SHBA më 6 janar 2021, nga mbështetësit e Trump në shenjë proteste kundër rezultateve të zgjedhjeve në 2020.

Llogaria e Trump @realDonaldTrump u bë sërish e dukshme në Twitter menjëherë pas njoftimit të Musk.

“Pas shqyrtimit të afërt të Tweet-eve të fundit nga llogaria @realDonaldTrump dhe kontekstit rreth tyre konkretisht se si ato pranohen dhe interpretohen në Tëitter dhe jashtë saj, ne e kemi pezulluar përgjithmonë llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”, shkroi Twitter më 8 janar 2021, pas postimeve të Trump se ai nuk do të merrte pjesë në inaugurimin e Joe Biden më 20 janar të atij viti.

Vendimi për të hequr Trump nga platforma u kritikua gjerësisht nga konservatorët, si dhe nga disa progresistë dhe liderë të huaj, duke përfshirë kancelaren e atëhershme gjermane Angela Merkel, si një ushtrim i paligjshëm i pushtetit të korporatës.

JU REKOMANDOJMË

“X” me probleme teknike për përdoruesit në PC
Tech

“X” me probleme teknike për përdoruesit në PC

16/07/2025 - 14:00
Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale arrin vlerën e 12 miliardë dollarëve
Lajme

Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale arrin vlerën e 12 miliardë dollarëve

15/07/2025 - 20:47
Bitcoin arrin nivelin historik prej 118.400 dollarësh
Tech

Bitcoin arrin nivelin historik prej 118.400 dollarësh

11/07/2025 - 10:01
Turqia ia bllokon chatbot-in Muskut pas ofendimeve ndaj Erdoganit, nënës së tij dhe Ataturkut
Lajme

Turqia ia bllokon chatbot-in Muskut pas ofendimeve ndaj Erdoganit, nënës së tij dhe Ataturkut

09/07/2025 - 11:52
Përse ka rëndësi të ktheni telefonin me ekran poshtë
Tech

Përse ka rëndësi të ktheni telefonin me ekran poshtë

23/06/2025 - 11:36
Në këto pajisje do të shkojë së pari Android 16
Tech

Në këto pajisje do të shkojë së pari Android 16

20/06/2025 - 13:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë