
Pavarësisht qëndrimeve që shpesh herë i ka të ndryshme prej partisë, deputeti Eman Rrahmani, thotë se nuk do të largohet nga grupi parlamentar deri në ditën e fundit të mandatit të tij.
Kjo, pasi që siç besimin e qytetarëve e ka marrë në këtë parti dhe në të do ta përfundojë.
“As si deputet i pavarur as pjesë e ndonjë grupi tjetër parlamentar apo politik. Është mandati që mu ka dhënë në këtë subjekt dhe deri në ditën e fundit të mandatit do të jem në këtë subjekt politik”, ka deklaruar Rrahmani.











