Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eman Rrahmani pro sindikatave, a po i hakmerret Kurtit për qasjen rreth Kodit Civil?

23/09/2022 - 17:01
në Kryesore, Lajme
A A
Eman Rrahmani pro sindikatave, a po i hakmerret Kurtit për qasjen rreth Kodit Civil?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndryshe prej shumë kolegëve të tij nga partia, deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i përkrah kërkesat e SBASHK-ut dhe i sheh ato plotësisht të arsyeshme. Sjelljen e Dimal Bashës ndaj Rrahman Jasharajt e konsideron si jo të duhur. Kjo nuk është hera e parë që qëndrimet e Eman Rrahmanit janë ndryshe prej partisë. Ai ka refuzuar t’i bindet Kurtit për ta votuar draft-Kodin Civil.

Kryeministri Albin Kurti dhe vartësit e tij në Qeveri, si ministrja Arbërie Nagavci e ministri Hekuran Murati, i shohin të paarsyeshëm insistimin e sindikalistëve të Arsimit për t’iu plotësuar kërkesat. Këtë qasje e përkrahin edhe shumica e deputetëve të Lëvizjës Vetëvendosje. Deputeti Dimal Basha, për shembull, mbrojti qasjen e Qeverisë dje në Kuvend, deri në eskalim.

Por, deputeti Rrahmani mendon krejt ndryshe prej bashkëpartiakëve. Ai vlerëson se greva është e dëmshme, por kërkesat e SBASHK-ut i sheh si të drejtë dhe protestimin e tyre ndaj mosrealizimit të kërkesave si legjitime.

“Mendoj se mësimi duhet të fillojë sa më shpejt, qysh nesër, për shkak se do të jetë një dëm i pariparueshëm. Mirëpo, unë personalisht i kuptoj kërkesat e grevistëve, nuk pajtohem me mënyrën e protestës, e grevës, duke mos u hapur shkolla. Mendoj që sindikata dhe grevistët kanë shumë mënyra të tjera për t’i kërkuar të drejtat e tyre, e që për mendimin tim personal janë edhe legjitime, duke e pasur parasysh situatën, inflacionin dhe të gjitha këto që janë duke ndodhë”, ka thënë Rrahmani dje në RTK.

Deputeti Eman Rrahmani la sot mbledhjen e Komisionit për Arsim, pasi pati një përplasje me kolegun e tij nga partia, deputetin Ardian Gola.

Sindikalistët kërkojnë nga 100 euro shtesë për mësimdhënësit, deri në fuqizimin e ligjit të pagave, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike.

“Nëse e marrim dhe e krahasojmë pagën e tyre mesatare, që sillet diku te 450 euro dhe vlerën e tyre reale të cilën e kanë vitit 2019 që e kanë pasur dhe sot që e kanë, mendoj që kërkesa e tyre është e drejtë dhe duhet të angazhohemi edhe si Qeveri edhe si Kuvend, edhe të gjithë t’i jepim një zgjidhje këtij ngërçi, mirëpo në asnjë mënyrë nuk pajtohem që shkollat të mbahen mbyllur”, thotë Rrahmani.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, mbron me fanatizëm qëndrimin e Qeverisë për të mos i paguar mësimdhënësit sa po kërkojnë sindikalistët. Sipas Rrahmanit, secili ekonomist duhet t’i shohë si të arsyeshme kërkesat e sindikalistëve.

“I përkrahi kërkesat natyrisht që po, i them edhe publikisht këtu, edhe më këdo që takohem, për shkak se secili ekonomist që e bën një përllogaritje, mund ta sheh të arsyeshme kërkesën e tyre financiare për ta mbuluar inflacionin..”

Ai revoltën e SBASHK-ut e sheh të ligjshme dhe thotë se duhet të reflektojnë deputetët dhe Qeveria.

“Duhet të reflektojmë secili, duke filluar prej neve si deputetë, e Qeveria, e pastaj edhe sindikata. Sindikata, edhe me ligje edhe me rregullore, edhe me rregullore edhe me të gjitha, është që e ka të drejtën e grevës, edhe në këtë mënyrë se si e bon. Mirëpo, natyrisht se secili, para veprimeve tona duhet të shohim edhe dëmin edhe dobinë që ia bëjmë vendit”.

Kur u pyet për sjelljet e deputetit Dimal Basha karshi kryesindikalistit Rrahman Jasharaj, Rrahmani thotë se nuk i duket veprim i duhur.

“Nuk mendoj se është veprim i duhur për asnjë deputet”, tha Rrahmani duke shtuar se “absolutisht” nuk pajtohet me të.

Ky nuk është qëndrimi i parë i deputetit Eman Rrahmani ndryshe prej partisë së tij. Ai ka dalë fuqishëm kundër draftkodit civil, për shkak se një nen i tij i hap rrugë bashkësisë civile të personave të gjinisë së njëjtë.

Kryeministri Albin Kurti publikisht, sipas atyre që po dorëhiqen nga pikat e VV’së në komuna ka filluar të marrë masa ndaj atyre që dalin kundër të drejtave të komunitetit LGBTQ+. Ndarjet rreth këtij komuniteti, deputetët e Vetëvendosjes i kanë manifestuar edhe publikisht kur kanë debatuar në Kuvened. Kodi Civil do të jetë në agjendën e Kuvendit sërish gjatë këtij sesioni vjeshtor.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë