Marketi “Emona Center” është një nga marketet e mëdha në Mitrovicë. Edhe ky market shet produkte për të cilat qytetarët kanë ankesa. Produktet nganjëherë janë me afat të skaduar e me raste ka edhe ushqime të mykura me afat të paskaduar përdorimi.
Kështu sot një qytetar ka shprehur shqetësimin e vet në redaksinë e “Mitropol”, i cili tha se në marketin në fjalë po shitet mish i mykur.
Mishi i llojit përshutë siç shihet edhe në videon e mëposhtme është i mykur, teksa afati i fundit për përdorim të atij produkti figuron të jetë 4 shtatori i këtij viti.
Qytetari ka kërkuar intervenimin e inspeksionit përpara se dikush të pësoj dhe të helmohet.













