Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Emri i Presidentit konsensual, as të premten s’ka takim mes Kurtit e Abdixhikut

21/08/2026 - 20:34
në Kryesore, Lajme
A A
Emri i Presidentit konsensual, as të premten s’ka takim mes Kurtit e Abdixhikut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarët e Lëvizjës Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë takuar më nga e mërkura për të diskutuar rreth emrit të presidentit konsensual. Analistë politik vlerësojnë që me këtë qasje po konsumohet kohë për t’iu afruar afateve zgjedhore.

Për emra të përveçëm për president e formim të institucioneve diskutuan para tri ditësh.

Por, nga e mërkura kryeministri në detyrë, Albin Kurti e kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku s’u takuan më.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot thanë për televizionin Dukagjini se nuk po planifikohet asnjë takim aktualisht.

Të heshtur qenë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët s’bën të ditur nëse ka pasur diskutime tjera pas të mërkurës.

Që kjo situatë po shfrytëzohet për t’iu afruar një afati zgjedhor e thotë analisti politik, Albinot Maloku.

“Tani jemi në një situatë që jemi të asaj që mund të konsiderohet jashta rendit kushtetues për rrjedhojë Republika e Kosovës ka nevojë t’i kthehet rendit kushtuetues e pastaj të mundohet t’i kthehet një normaliteti. Unë nuk po shoh ndonjë kontribut të këtyre bashkëbisedueseve në rrafshin e kthimit të rendit kushtuteues sa po shoh në konsumin e kësaj kohe për të kalkuluar proceset zgjedhore”, ka thënë Albinot Maloku, analist politik.

Maloku vlerëson se këto zhvillime po i japin regres vendit.

‘’Prej 9 shkurtit 2025 kemi krizë politiko-juridike institucionale në vend e cila ka mbart me vete shumë pasoja të cilat po i ndjejmë e do t’i ndjejmë si qytetarë të vendit, në të gjitha rrafshet duke përfshirë, arsimin shëndetësinë e krejt si pasojë e vullnetit dhe pasionit e subjektit dominant në kuvendin e Kosovës e cila e ka për qëllim t’i jap vendit një regres”, ka thënë , ka thënë Albinot Maloku, analist politik.

Të mërkurën pas takimit të kryetarit të LVV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku të dy deklaruan se situata ka nevojë për zgjidhje urgjente dhe shprehen gatishmëri për të zgjedhur një president jashtë politikës e konsensual.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu e Aleancës për Çekun: Ka mospërfillje të madhe ndaj detyrës së tij, pasqyrë e vërtetë e këtij pushteti

Haxhiu e Aleancës për Çekun: Ka mospërfillje të madhe ndaj detyrës së tij, pasqyrë e vërtetë e këtij pushteti
21/08/2026 - 20:23

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar ministrin e Arsimit, Hajrulla Çeku, për, siç ka thënë ajo, mungesën e transparencës dhe angazhimit për sigurimin e librave shkollorë, në...

Më shumëDetails

Nën tingujt e “Mora Fjalë”, sportistët kosovarë gati për garat e Lojërave Mesdhetare

Nën tingujt e “Mora Fjalë”, sportistët kosovarë gati për garat e Lojërave Mesdhetare
21/08/2026 - 20:09

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se sportistët kosovarë janë gati Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Në videon e ndarë, shihen sportistët teksa shoqërohen me këngën ‘Mora Fjalë’’.

Më shumëDetails

Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor
21/08/2026 - 19:49

Ministrja e Mjedisit ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” që ndodhet në zonën e mbrojtur të liqenit të...

Më shumëDetails

Ibrahimi: 380 milionë iu morën komunave për gjashtë vjet – këtu ka gjakderdhje të pastër financiare

Ibrahimi: 380 milionë iu morën komunave për gjashtë vjet – këtu ka gjakderdhje të pastër financiare
21/08/2026 - 19:36

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë në EURO n’T7 ka folur për problemet e mëdha që po kanë komunat e Kosovës...

Më shumëDetails

“Albin Kurti e kishte obligim të kujdesej për çlirimtarët”, Çadraku i quan poshtërsi veprimet e kryeministrit në detyrë

“Albin Kurti e kishte obligim të kujdesej për çlirimtarët”, Çadraku i quan poshtërsi veprimet e kryeministrit në detyrë
21/08/2026 - 19:26

Halil Çadraku, ish-udhëheqës i G2 në Zonën Operative të Pashtrikut, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pasur ‘’obligim’’...

Më shumëDetails

25 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi

25 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi
21/08/2026 - 19:18

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se nesër nga ora 10:00, do të nisë “Ora e Pritjes” në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë. Në njoftim shtohet se, do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë