Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Enver Hasani i drejtohet përsëri Rektorit dhe Senatit, thotë se në rastin e tij është bërë një paligjshmëri tjetër

27/11/2024 - 12:00
në Lajme
A A
Enver Hasani i drejtohet përsëri Rektorit dhe Senatit, thotë se në rastin e tij është bërë një paligjshmëri tjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, i është drejtuar edhe një herë Rektorit dhe Senatit për kryetarin e Këshillit të Etikës, Iset Morina. Sipas Hasanit, draftvendimi i Morinës për rekomandimet e këtij Këshilli, është “fund e krye me të meta ligjore”.“Siç mund ju kam njoftuar dje, draft-vendimi i Iset Morinës që ju sot e keni para jush ëhstë fund e krye me të meta ligjore, me shkelje që sigurisht se disa prej tyre përçojnë në procedura hetimore e penale. Mbi të gjitha, nga ai draft qartë shihet se personi që vendos dhe nënshkruan draftin që ju sot e keni para jush është i njëjtë, pra Iset Morina. Kjo çështje është objekt vlerësimi në Agjencinë për Pengimin e Korrupsionit (APK), siç ju njoftova dje.”

Hasani i ka “kërkuar vëmendjen” rektorit dhe senatorëve për “një paligjshmëri tjetër të radhës”.“Në vijim të kësaj, por me qëllim të respektimit të ligjshmërisë nga ana e juaj, në rend të parë nga ana e rektorit Hajrullahu, si titullar i këtij organi, më duhet sërish të kërkoj vëmendjen tuaj për një paligjshmëri tjetër të radhës, e cila sigurisht që ka natyrë të shkeljes esenciale me karakter absolut që afekton të drejtat e mia. Nuk është hiç më e vogël se vendosja në kushtet e konfliktit të interesit që ju njoftova dje.”

Duke cituar rregulloren 857, Hasani ka thënë se “vendimi i Këshillit të Etikës me cilin propozohen masat disiplinore, paraprakisht i prezantohet rektorit dhe më pas procedohet në Senat përkatësisht në Këshill Drejtues më së largu 30 ditë kalendarike pas paraqitjes së shkeljes”.“8.Vendimi i KE bëhet i plotfuqishëm me rastin e miratimit më Senat, përkatësisht në Këshill Drejtues më së voni në afat prej 30 ditë kalendarike pas pranimit të tij. 9.Vendimi i miratuar nga Senati, përkatësisht Këshilli drejtues duhet ti dorëzohet palëve më së voni 5 ditë pune nga dita e miratimit.”

Hasani ka shtuar se data e paraqitjes së “shkeljes së pretenduar” ka qenë 29 gushti i vitit 2024, ndërsa draftvendimi i Këshillit të Etikës është marrë më 13 shtator. Ai thotë se për këtë vendim është njoftuar më 20 shtator.Hasani ka thënë se nga 29 gusht deri sot kur është futur në rend të ditës të Senatit, kanë kaluar 58 ditë.

Sipas tij Senati nuk ka asnjë bazë ligjore që ta trajtojë çështjen e tij jashtë afatit ligjor të përcaktuar me rregullore.“Përtej asaj që e theksova në emalin e djeshëm, lidhur me obligimin tuaj për të pritur një vendim meritor lidhur me kërkesën time në APK për çështjen e interpretimit të konfliktit të interesit të Iset Morina, ju njoftoj se nga data 29 gusht 2024 deri sot 27 nëntor 2024 kur është futur në rend dite të Senatit kanë kaluar 58 ditë, pra Senati nuk ka asnjë bazë ligjore të trajtoj çështjen jashtë afatit ligjor të përcaktuar me rregulloren e sipëcekur.”

Në fund, Hasani ka thënë se çdo veprim në këtë drejtim është kundërligjor dhe arbitrar në tërësinë e vet.Hasani dje i ka kërkuar Rektorit dhe Senatit që të hiqet nga rendi i ditës së Senatit i datës 27 nëntor 2024, votimi për rekomandimin kundër tij, i dhënë nga Iset Morina në emër të Këshillit të Etikës, dhe njëkohësisht të pritet vendimi/opinioni i APK.

Këshilli i Etikës i kishte rekomanduar Senatit që të ulë gradën akademike për profesorin Enver Hasani. Propozimi është që ai të degradohet nga profesor i rregullt në profesor të asocuar. Poashtu pjesë e vendimit të Këshillit të Etikës është edhe ai për revokimin e mirënjohjeve dhe privilegjeve të Hasanit si ish-rektor i UP-së, mohimin e pjesëmarrjes së tij në komisione profesionale për tri vjet si dhe mospërfshirjen në mentorim të të gjitha niveleve për një vit vijues duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Gjithashtu, Këshilli i Etikës kishte paraqitur vërejtje me shkrim për Hasanin që të përmbahet nga çfarëdo “gjuhe e papërshtatshme, fyese, pa takt akademik dhe denigrues ndaj personelit dhe punëdhënësit të UP-së”.

JU REKOMANDOJMË

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar
18/10/2026 - 23:16

Venhar Isufi mohoi sërish të jetë pjesë e kabinetit të Armend Mujës “qe një muaj e gjysmë.” Ai doli me reagim ndaj gazetës Nacionale pas raportimit se ishte...

Më shumëDetails

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
18/10/2026 - 23:06

Të hënën, në orën 13:15, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit i cili...

Më shumëDetails

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë
18/10/2026 - 22:39

Kamerat e “Euronews Albania” kanë kapur në flagrancë hiç më pak se një zëdhënës të Qeverisë së Albin Kurtit në protestat në Tiranë. Aty shihet tek kalon Venhar Isufi,...

Më shumëDetails

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë
18/10/2026 - 22:02

Një incident i pazakontë mes fqinjëve ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku një qytetar ka denoncuar se fqinji i tij kishte shtënë me armë të gjatë...

Më shumëDetails

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve
18/10/2026 - 21:33

Nuk ka zgjatur shumë qetësia para Kryeministrisë në Tiranë. Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevard dhe kanë nisur përplasjet me policinë. Ndërkohë, policisë i ka ardhur në ndihmë...

Më shumëDetails

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur
18/10/2026 - 20:57

Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët gjatë protestës. Sipas raportimeve të Euronews Albania, disa efektivë policie...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    448 Shpërndaje
    Shpërndaje 179 Tweet 112
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë