Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, Kujtim Gashi dhe Nehat Elshani, kanë vizituar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka njoftuar se sot ka vizituar Thaçin e Veselin në Hagë.
Ai tha se Thaçi e Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i ka parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK’së.
“Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës! Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, Kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin dhe Nehat Elshanin”, ka shkruar Hoxhaj.
Më poshtë postimi i plotë i tij.













