Erërat e forta të ditëve më parë lanë pa ndriçim publik disa rrugë të Mitrovicës, duke lënë në terr pjesë të shumta të qytetit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info ka realizuar storie lidhur me këtë rast, ku ka intervistuar edhe drejtorin e Shërbimeve Publike në komunën e Mitrovicës, Granit Tmava, i cili ka thënë se komuna nuk ka kontratë për ndriçimin publik.
Sipas tij pritet që në janar të fillojnë procedurat e tenderimit publik.
Më poshtë mund të shihni dhe dëgjoni intervistën e plotë: