Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Escobar: Kriza në Ukrainë ripërtërin interesin e Evropës për Ballkanin

04/04/2022 - 19:40
në Kryesore, Lajme
A A
Escobar: Kriza në Ukrainë ripërtërin interesin e Evropës për Ballkanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerësoi se kriza në Ukrainë do të ripërtërijë interesin evropian në rrugën reformuese të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian.

“Është krijuar një nivel i caktuar vizioni dhe uniteti, veçanërisht midis anëtarëve të NATO-s, gjë që na ka ndihmuar të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë. Bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, për mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave. Kështu që unë, midis partnerëve të mi evropianë shoh një nevojë të ripërtëritjes së qëllimit kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me vendet aspirante. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se do të ketë përpjekje të reja për t’i shtyrë ato vende të bëjnë reforma ndaj nevojës për anëtarësim të plotë”, tha Escobar.

Escobar është i ftuar në Forumin Kroato-Amerikan në Zagreb më 4-5 prill, i cili po mbahet për të shënuar 30-vjetorin e njohjes së Kroacisë nga Shtetet e Bashkuara, që ndodhi më 7 prill 1992.

Për më tepër, kriza e shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, shtoi Escobar, ka ripërtërirë fokusin e Evropës në vendet kandidate të BE-së që shprehin në mënyrë proaktive solidaritetin e tyre me vlerat evropiane.

“Ju mund ta shihni këtë shumë qartë kur Bashkimi Evropian ishte shumë këmbëngulës dhe shumë i suksesshëm në votën e Serbisë në OKB për rezolutën që dënonte agresionin rus. Ishte një hap i rëndësishëm”, tha Escobar.

Sipas tij, ka sfida të mëdha në Bosnje dhe Hercegovinë, duhet të ketë përparim më të shpejtë në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës kurse Mali i Zi, i cili është një mik i mirë i Shteteve të Bashkuara, ishte shumë i ndjeshëm ndaj ndikimeve keqdashëse.

“Vërtet, ka sfida, por – sipas fjalëve të Bill Clinton [ish-presidentit të SHBA] – nuk ka asgjë të keqe në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të korrigjohet nga ajo që është e mirë në Ballkanin Perëndimor”, tha Escobar.

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, tha se Shtetet e Bashkuara ishin më përgjegjëse për anëtarësimin e Kroacisë në NATO dhe se në luftën e viteve 1990 në Kroaci në mënyrë indirekte, mbi të gjitha, ajo e ndihmoi Kroacinë.

Duke folur për sulmin rus ndaj Ukrainës, ai tha se as Ukraina dhe as Rusia nuk janë “shumë demokratike”, duke e kritikuar Evropën se nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme Ballkanit Perëndimor në krizën ukrainase, veçanërisht Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës dhe perspektivës së tyre evropiane, raporton REL.

“[Serbia] po ecë ngadalë drejt integrimit evropian, nuk e keni të qartë, në fakt, çfarë do dhe çfarë jo. Megjithatë, pas këtyre ngjarjeve të fundit dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, nuk është koha t’i pyesni ata: Zotërinj, çfarë dëshironi? “Në fakt ku ju i përkisni? Ky është momenti për të vendosur nëse jeni pjesë e Perëndimit, apo humbni në konfuzion”, tha Millanoviq.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Bosnjë e Hercegovinës, kanë dënuar agresionin rus. Po ashtu, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë