Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Escobar paralajmëron pasoja për Kosovën nga Bashkimi Europian, thotë se do t’i bllokohet integrimi

22/09/2023 - 08:00
në Kryesore, Lajme
A A
“Me Kosovën të vështirë, me Serbinë të butë”, Escobar ka një përgjigje për ata që ankohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) se është i shqetësuar me mesazhet që vijnë nga Prishtina, në të cilat kritikohet emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Escobar tha se nuk sheh “asnjë dëshmi të njëanshmërisë” te ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë.”, tha Escobar.

Pas rundit të fundit të pasuksesshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Bashkimi Evropian (BE) e mbajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si përgjegjës për faktin se nuk ka pasur progres në dialog.

Kurti më pas deklaroi se përfaqësuesi special i BE-së “u pozicionua kundër Kosovës”.

Esobar theksoi se SHBA-ja pret që të dyja palët “të forcojnë përkushtimin e tyre dhe që Kosova të tregojë më shumë pragmatizëm dhe realizëm në qasjen e saj ndaj BE-së”.

Z. Escobar, më lejoni të filloj me dialogun Serbi-Kosovë. Çfarë shihni si rrugëdalje nga ngërçi i dialogut Serbi-Kosovë?

Gabriel Escobar: Shikoni, në këtë moment nuk ka alternativë përveç dialogut. Pra, e rëndësishmja për të dyja palët është që të vazhdojnë t’i përmbahen dialogut. Tani, jam i sigurt që e keni parë deklaratën e z. Borrell [Josep]. Ne, vërtet, po i bëjmë thirrje palës së Kosovës që të jetë më konstruktive. Dhe, më duhet të them që jam pak i shqetësuar nga mesazhet që vijnë nga Prishtina. Unë kam punuar me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian [Miroslav Lajçak]. Unë nuk shoh asnjë dëshmi njëanshmërie. Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë.

Ajo çfarë po përpiqemi të bëjmë, ajo që po përpiqet të bëjë BE-ja është krijimi i kushteve për normalizim dhe, gjithashtu, për harmonizimin për integrim në Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë. Pra, mendoj se përgjigjja është që të dyja palët t’i dyfishojnë përpjekjet, por pala kosovare të tregojë më shumë pragmatizëm dhe më shumë realizëm në qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian.

Pra, a mendoni se mund të ketë masa shtesë ndaj të dyja palëve nëse nuk ecin përpara me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të saj? A po shqyrton SHBA-ja masa të mundshme ndaj të dyja palëve, në atë rast?

Gabriel Escobar: Nuk do të thosha masa. Do të thosha pasoja. Tani, ju them se pasojat, me të cilat ballafaqohet Kosova, është se nëse ata refuzojnë të angazhohen me Bashkimin Evropian, Bashkimi Evropian nuk do të angazhohet për ndihmë shtesë dhe masa shtesë për integrim.

Shikoni, unë mendoj se këto masa janë duke pasur ndikim në Kosovë dhe në ekonominë e Kosovës. Shpresoj që të paktën në mënyrë bilaterale, Shtetet e Bashkuara të mund të punojnë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t’i hequr ato masa në vitin 2024. Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë me Kosovën për ta afruar me Bashkimin Evropian. Por, ne do të kishim dëshirë të shihnim një vullnet politik dhe lëvizje në atë drejtim, gjithashtu.

A ka një afat për këtë?

Gabriel Escobar: Jo, jo… Kjo është për keqardhje. Pra, dua të them, këto masa janë të pacaktuara derisa të ketë një lëvizje drejt progresit si në [Marrëveshjen e] Ohrit, ashtu edhe në një plan shtensionimi.

A janë SHBA-ja dhe BE-ja në të njëjtën linjë kur bëhet fjalë për atë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Po e bëj këtë pyetje sepse zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk pranoi sot shprehimisht seqëndrimi i BE-së është se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të merret parasysh gjatë themelimit të Asociacionit.

Gabriel Escobar: E kemi thënë vazhdimisht se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të krijojë probleme brenda Kosovës për funksionalizim, duhet të jenë në përputhje me Kodin e saj ligjor, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Pra, brenda kësaj, unë ende mendoj se ka një kapacitet të madh për t’i lejuar serbët të menaxhojnë shërbimet e tyre komunale në një mënyrë që u përshtatet më së miri qytetarëve të tyre, pa u bërë Republikë Sërpska.

Ne e kemi adresuar atë në mënyrë të përsëritur. Dhe, jam i zhgënjyer që ajo pikë bisede vazhdon të ngrihet – se kjo do të jetë Republika Sërpska. Nuk do të bëhet [një Republikë Sërpska]. Me të vërtetë bëhet fjalë për autoritete komunale që bëjnë atë që komunat tashmë e bëjnë në gjuhën serbe.

Do të doja të kaloja pak te Bosnjë e Hercegovina. Asambleja e Republikës Sërpska, entitet i Bosnjë e Hercegovinës, ka shkuar përpara drejt adoptimit të një ligji për agjentë të huaj, i ngjashëm me atë që tashmë është në fuqi në Rusi. Si e komentoni këtë?

Gabriel Escobar: Epo, para së gjithash, nuk do të thosha që është i ngjashëm me atë që zbatohet në Rusi. Është identik me atë që zbatohet në Rusi. Pra, ne e shohim atë si antidemokratike, e shohim si të rrezikshme dhe e shohim si [një iniciativë] të dëshpëruar nga autoritetet që po përpiqen t’ua mbyllin gojën gazetarëve të pavarur që të mos i vënë në dukje të gjitha mangësitë që Qeveria ka shfaqur tashmë. Pra, duke u thënë njerëzve, duke u thënë gazetarëve se ata nuk mund ta thonë të vërtetën, nuk e fsheh të vërtetën.

Kështu që, unë mendoj që nuk ka asnjë mënyrë që ky ligj mund të ndihmojë në sjelljen e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe veçanërisht të Republikës Sërpska, më afër Evropës. Por, unë mendoj që ky është plani. Nuk mendoj se presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, synon të ndihmojë në afrimin e Republikës Sërpska me Evropën.

A gëzon përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt, mbështetje të mjaftueshme duke marrë parasysh zhvillimet e fundit dhe deklaratat që vijnë nga presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, se zoti Schmidt do të dëbohej nëse do të përpiqej të hynte në Republikën Sërpska?

Gabriel Escobar: Epo, së pari, ai nuk e ka atë autoritet. Por, më lejoni të them vetëm se “Përfaqësuesi i Lartë” është i përshkruar në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Pra, ai është një pjesë e rëndësishme e Dejtonit. Legjitimiteti i tij buron nga Dejtoni dhe ai ka mbështetjen tonë të plotë, e ka edhe mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian. Dhe jo vetëm kaq, por e ka edhe mbështetjen e plotë edhe të [Këshillit të Zbatimit të Paqes], PIC-ut.

Një pyetje për Maqedoninë e Veriut dhe një pyetje për Malin e Zi. A është SHBA-ja e kënaqur me luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut? Pra, këtë pyetje po e bëj në kontekst të ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilat u reduktuan dënimet për keqpërdorim nga ana e zyrtarëve.

Gabriel Escobar: Epo, do të them, si fillim, që korrupsioni është problemi më i madh për Ballkanin Perëndimor. Dhe, unë mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë më shumë, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Dhe, kjo është një nga arsyet pse ne jemi vazhdimisht pro [asaj] që vendet t’i nisin reformat që kërkon Bashkimi Evropian.

Për sa i përket informacionit specifik për ndryshimet në Kodin Penal, ajo që mund të them është se ka shumë nivele të kontrollit dhe balancave të shumëfishta, përfshirë përmes Bashkimit Evropian, që do të kërkonin që Maqedonia e Veriut të sigurohet që ligjet e saj nuk janë vetëm në përputhje me Kushtetutën e saj, por në përputhje edhe me pritjet dhe standardet evropiane.

Kur është fjala për Malin e Zi dhe formimin e Qeverisë së ardhshme, në deklaratën tuaj të fundit thatë se Shtetet e Bashkuara e kishin shumë të qartë se donin që Qeveria të përbëhet ekskluzivisht nga parti të fokusuara në integrimin evropian, parti të dedikuara për NATO-n dhe që ndajnë qëndrimin e Perëndimit në lidhje me Rusinë. Nëse një pjesë e forcave apo partive pro-evropiane në Mal të Zi, bëjnë një marrëveshje politike që do të sillte hyrjen e forcave politike anti-perëndimore dhe pro-ruse në Qeveri, cilat mund të jenë pasojat e mundshme?

Gabriel Escobar: Gjithçka që mund të them është se tani me Malin e Zi ne kemi një marrëdhënie shumë-shumë të ngushtë. Mali i Zi e ka dëshmuar veten se është jo vetëm një aleat solid i NATO-s, por edhe një kandidat i mirë për Bashkimin Evropian. Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar për nivelin e partneritetit që presim të gëzojmë me presidentin e ri dhe kryeministrin e ri.

Presidenti i Malit të Zi u prit mirë në Nju Jork dhe ai la një përshtypje shumë pozitive te të gjithë ata, me të cilët komunikoi nga Qeveria amerikane. Dhe, ne të gjithë ramë dakord në çdo deklaratë se sfida më e madhe për sigurinë evropiane tani është agresioni i paprovokuar ndaj Ukrainës. Dhe, edhe dje, në mëngjesin e [e organizuar nga vendet e Kartës së Adriatikut], A5, ne bëmë një deklaratë për nevojën për ta mbështetur Ukrainën kundër agresionit nga Rusia.

Pra, në kontekstin e gjithë kësaj, unë mendoj që të gjithë bashkëbiseduesit tanë ballkanikë, bashkëbiseduesit tanë malazezë e kuptojnë se tani nuk është koha për t’i dhënë Rusisë një platformë për ndërhyrje në Ballkanin Perëndimor.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë