Takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuciq, ku pritet të mbahet me 14 shtator.
Në një prononcim për Gazeta Blic, analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se ky takim duhet ta ridefinoj edhe pozicionin e Serbisë, se a është për zbatimin e planit franko-gjerman apo jo.
“Ky takim duhet me e ridefinu edhe pozicionin e Serbisë se a është për zbatim të planit franko gjerman apo jo”, tha Raci për Gazeta Blic.
Tutje ai thotë se Kosova ishte e gatshme që ta nënshkruaj planin franko gjerman, por Serbia si gjithnjë që i bishton secilës marrëveshje të Brukselit.
Raci thotë se ky është momenti kritik që aneksi i Ohrit të filloj së zbatuari nga pika e parë e deri te e fundit, ku thotë se në asnjë moment nuk duhet lejuar që ajo të zbatohet ashtu siç dëshiron Serbia.
“Është momenti kritik që aneksi i Ohrit të fillojë së zbatuari nga pika e parë e deri tek e fundit dhe në asnjë moment nuk duhet lejuar që ajo të zbatohet parcialisht ashtu siç dëshiron Serbia”, shtoi Raci për Gazeta Blic.













