Serbia kolonizon veriun e Mitrovicës, rrënon shtëpitë e shqiptarëve për të ndërtuar banesa kolektove për serbët e Beogradit, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Qeveria e Serbisë ka kohë që ka filluar kolonizimin e veriut duke rrënuar prona të shqiptarëve për të ndërtuar banesa kolektive për serbët.
Sipas banorëve të veriut këto banesa po ndërtohen për popullim me serbë nga Serbia.
Synimi i Serbisë sipas një banori të veriut është të ndërtojë banesa kolektive për të krijuar një vijë ndërtimi e popullimi nga ujësjellësi në Suhodoll deri tek ura e Kêrshit të Dudit.
Shtëpitë e rrënuara Qeveria e Serbisë po i blenë nga shqiptarët, në mënyrë që veriu të pastrohet etnikisht.
Banorët janë ankuar që Qeveria e Kosovës s’ka bërë asgjë që shqiptarëve t’iu rindërtohen shtëpitë e djegura tash e 21 vite pas lufte.
Komuna e Mitrovicës së Veriut sipas banorëve po ua vështirëson proceduralisht pajisjen me leje ndërtimore shqiptarëve të veriut, gjersa lejet për ndërtesat serbe po lëshohen lehtësisht./Veriu.info/


















