Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fabrika për municionet, paqartësi për lokacionin e funksionimin – opozita e sheh si tentim për të mbuluar dështimet

29/11/2024 - 15:02
në Kryesore, Lajme
A A
Fabrika për municionet, paqartësi për lokacionin e funksionimin – opozita e sheh si tentim për të mbuluar dështimet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gati dy muaj para zgjedhjeve, Qeveria Kurti ka nisur procedurat për një fabrikë shtetërore të municionit. Për këtë, Kurti ka themeluar një Komision ndërministror, që do të nis procedurat e negociatave për hapjen e kësaj fabrike. Ministri Maqedonci ka thënë se për këtë janë koordinuar me partnerët dhe se tashmë e kanë pranuar një raport të fizibilitetit nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Nga opozita, plani për hapjen e kësaj fabrike është parë si tentim për të mbuluar dështimet në fushat e tjera.

Kosova pritet të hapë fabrikë shtetërore për prodhimin e municioneve. Hapi i parë në këtë drejtim veçse është marrë, ndonëse në fund të mandatit të kësaj qeverie.

Të martën, Kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar vendimin për themelimin e komisionin ndërministror që do të fillojë procedurat e negociomit.

“Këtë ditë të rëndësishme për ushtrinë tonë po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm, që porsa e nënshkrova, para se të vij këtu në mbledhje dhe me një hap të domosdoshëm besojmë, për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj: do të themelojmë komisionin ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

Ky vendim erdhi disa javë pasi Kurti, bashkë me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, e pritën në zyrë Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun,

Në njoftimin që kishte lëshuar ZKM’ja pas këtij takimi, ishte thënë se është diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit për prodhimin e municionit dhe kushtet që ofron vendi për investitorët nga Turqia.

“Ai tha se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës. Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia”, thuhej në njoftimin e lëshuar më 3 shtator.

Mirëpo, është ende e qartë se si do të funksionojë kjo fabrikë e ku do të jetë me lokacion. Gazeta Express ka pyetur Ministrinë e Mbrojtjes për lokacionin, meqë është përfolur se do të jetë aktivizohet fabrika e municionit në Skënderaj, mirëpo deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

Për këtë s’ka dhënë detaje as Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në konferencën që mbajti pas mbledhjes së Qeverisë.

Në atë konferencë, Maqedonci tha se kjo është bërë në koordinim me partnerët.

Ai bëri me dije se tashmë kanë pranuar një raport fizibiliteti nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

“Për këtë ne kemi zhvilluar në vazhdimësi komunikim, jemi koordinuar me partnerët tanë dhe në këtë rast për hapjen e fabrikës së municionit, fabrikës shtetërore jemi në kontakt dhe kemi pranuar një raport fizibiliteti me prodhues shtetëror nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë…”, ka thënë Maqedonci.

“Ne asnjë hap nuk e ndërmarrim pa u konsultuar me të gjithë partnerët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë partneri ynë kryesor strategjik në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë”, shtoi tutje ai.

Maqedonci tregoi edhe përgjegjësitë e komisionit ndërministror që u krijua për këtë çështje, e që do të kryesohet nga ai.

“Ky Komision do të hulumtojë, do të negociojë dhe do të diskutojë rreth hapjes së një fabrike shtetërore për prodhimin e municionit, që do të jetë fabrika e parë e llojit të tillë në Republikën e Kosovë… Jemi në fazën e finalizimit të këtij projekti dhe Komisioni i cili do të punojë dhe do të kryesohet nga unë ku do të jenë pjesëmarrës Ministri i Punëve të Brendshme, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Ministri i Financave, do të finalizojë kontratën me të cilën ne fillojmë pra punën për hapjen e fabrikës shtetërore të municionit”, tha Maqedonci, në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë”, tha Maqedonci.

Ai tha se fabrika e municionit është projekt i qeverisë dhe nuk ndërhyn në aspektin e planit të tranzicionit të FSK’së.

Maqedonci shtoi se të gjitha prodhimet do të bëhen sipas standardeve të NATO’s.

“Jemi fokusuar që të gjitha prodhimet në Kosovë do të bëhen sipas standardeve të NATO’s…”.

“Përveç me Republikën e Turqisë, ne do të vazhdojmë edhe me vendet e tjera të diskutojmë mundësitë e prodhimit të komponentëve të ndryshëm të armatimit dhe armëve në të ardhmen, mirëpo për ne fokus, Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë, është normalisht municioni që është element bazë për funksionimin e një ushtrie. Jemi në fazën kur do të fillojnë diskutimet më të detajuara ku do të përfshihet edhe çështja e çmimit dhe produkteve që planifikojmë t’i prodhojmë në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar tutje ai.

Nga opozita, plani për hapjen e kësaj fabrike, është parë si tentim për të fshehur dështimet në fushat e tjera.

“Për me i fsheh dështimet e njëpasnjëshme që i ka pas kundrejt nevojave bazike kundrejt qytetarëve, qoftë në shëndetësi, ekonomi, arsim, infrastrukturë e të gjitha, ose është kap tek siguria, ose tek veriu, ose siç e pamë sot me dy vendime që ishin krejt ad-hoc’, ka deklaruar zyrtarja e PDK’së, Besa Kabashi Rama, në një intervistë në Pressing të T7.

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/Të shtënat me armë pranë gjykatës në Pejë, policia jep detaje

VIDEO/Të shtënat me armë pranë gjykatës në Pejë, policia jep detaje
05/05/2026 - 23:32

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin lidhur me incidentin e armatosur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë...

Më shumëDetails

“Fshesa” në kryeqytet, karrigen e Halimit do ta zë ky anëtar i PDK-së

“Fshesa” në kryeqytet, karrigen e Halimit do ta zë ky anëtar i PDK-së
05/05/2026 - 23:02

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar me ndryshime në strukturat drejtuese komunale, në kuadër të ristrukturimit të paralajmëruar në disa drejtori të kryeqytetit. Sipas burimeve...

Më shumëDetails

Ramadani: Pas zgjedhjeve opozita “do të bëhet bashkë në qeveri”: E mundshme dhe e domosdoshme

Ramadani: Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion, NATO duhet ta dënojë ashpër
05/05/2026 - 22:55

Analisti Burim Ramadani tha se “nuk është vepër penale me qenë i padijshëm qysh është mbushë kuvendi, por duhet me u tejkalu kjo situatë”. Tutje, sipas tij, pas...

Më shumëDetails

“Vërtet anija e Kurtit po lëkundet”/ Matoshi: Fushata do të jetë mes tij e Osmanit

“Vërtet anija e Kurtit po lëkundet”/ Matoshi: Fushata do të jetë mes tij e Osmanit
05/05/2026 - 22:47

Tashmë është e konfirmuar, LDK e Vjosa Osmani do të jenë bashkë në zgjedhjet e 7 qershorit. Këtë e konfirmoi sot pas mbledhjes së kryesisë, kryetari i LDK-së,...

Më shumëDetails

Rama “e çon në shtëpi” edhe Sibel Halimin, shkarkohet nga detyra

Rama “e çon në shtëpi” edhe Sibel Halimin, shkarkohet nga detyra
05/05/2026 - 22:38

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar me ndryshime në strukturat drejtuese komunale, duke konfirmuar raportimin e Sinjalit për ristrukturimin e paralajmëruar në disa drejtori të...

Më shumëDetails

Avokati i Thaçit konfirmon shtyrjen e vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Avokati i Thaçit konfirmon shtyrjen e vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
05/05/2026 - 22:31

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026. Konfirmimin për shtyrjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    393 Shpërndaje
    Shpërndaje 157 Tweet 98
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë