Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura ka dalur sot në terren pas vërshimeve nga reshjet e shiut.
Nura është parë mbi traktor teksa ka vizituar disa fshatra të kësaj komune.
Ai ka takuar banorët që janë prekur nga vërshimet dhe tha se po bëjnë të pamundurën që gjendja mos të përkeqësohet.


Postimi i plotë:
Në Llaushë, Tushilë, Kllodernicë, për të parë nga afër situatën e krijuar pas të reshurave që po vazhdojnë edhe tani me intensitet, si dhe për t’u gjendur afër familjeve që janë prekur nga vërshimet në disa fshatra dhe në qytet dhe duke u përpjekur maksimalisht të bëjmë më të mirën e mundshme, bashkë me shërbimin e emergjencave dhe zjarrfikësit, në mënyrë që gjendja mos të përkeqësohet.













