Nga Parisi, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës po merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Europianë 2023.
I titulluar “Europa në krye”, ky kongres do bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqësinë e PES dhe përgatitur për zgjedhjet e ardhshme europiane.
Në Partinë e Socialistëve Europianë është anëtare edhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilën e udhëheq Kurti.
Me këtë të fundit pati një përshëndetje mirëseardhje në familjen e partive socialiste europiane ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.













