Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Falsifikuan dokumente për ta shitur një parcelë në vlerë 1.55 milionë euro, arrestohen tre persona

17/07/2026 - 21:32
në Lajme
A A
Falsifikuan dokumente për ta shitur një parcelë në vlerë 1.55 milionë euro, arrestohen tre persona
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se kanë tentuar ta tjetërsojnë dhe shesin një parcelë në Sllatinë të Fushë Kosovës, në vlerë prej 1 milion e 550 mijë eurosh, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë, përmes veprimeve hetimore kanë siguruar prova ndaj të dyshuarve M.T., L.Sh. dhe M.R.

Policia dyshon se të arrestuarit, përmes falsifikimit të dokumenteve të Serbisë, përdorimit të dokumenteve të rreme si të vërteta dhe prezantimit të një personi të rremë si person real, kanë tentuar që përmes noterit ta tjetërsojnë dhe shesin një parcelë me sipërfaqe rreth dy hektarë në Sllatinë të Fushë Kosovës.

“Të dyshuarit, njëkohësisht dyshohet që përmes mashtrimit (dokumenteve të falsifikuara), kanë tentuar që të njëjtën parcelë t’ua shesin disa blerësve, në vlerë totale prej 1,550,000.00 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë falsifikuar pasaportën dhe letërnjoftimin e Serbisë në emër të pronarit të vërtetë të parcelës, me qëllim që përmes mashtrimit të shisnin pronën dhe të përfitonin shumën prej 1 milion e 550 mijë eurosh nga blerësit.

Për rastin është konsultuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar më 17 korrik në prezencë të avokatëve.

Ata janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Trump refuzon takimin me Netanyahun shkaku i Turqisë

Trump refuzon takimin me Netanyahun shkaku i Turqisë
17/07/2026 - 21:01

Presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar të caktojë një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas kritikave publike të liderit izraelit ndaj planit të Uashingtonit për t’i shitur...

Më shumëDetails

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trupin e tij që s’pajtohet me Paunovic do ta shkarkonte

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trupin e tij që s’pajtohet me Paunovic do ta shkarkonte
17/07/2026 - 20:44

Profesori Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka dhënë komentet e tij rreth deklaratës skandaloze ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila para disa ditësh tha se,...

Më shumëDetails

Kryeziu i bindur: Krerët e UÇK-së do të lirohen

Kryeziu i bindur: Krerët e UÇK-së do të lirohen
17/07/2026 - 20:26

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu, ishte mysafir në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova. Kryeziu foli për temat aktuale politike në vend, por nuk i la...

Më shumëDetails

Kthesë e papritur, prokurorët e dorëhequr nga komuniteti serb kërkojnë rikthimin në sistemin e Kosovës

Kthesë e papritur, prokurorët e dorëhequr nga komuniteti serb kërkojnë rikthimin në sistemin e Kosovës
17/07/2026 - 20:17

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) së voni ka pranuar afër njëzetë njoftime nga prokurorë dhe anëtarë të stafit mbështetës nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për tërheqjen e dorëheqjeve...

Më shumëDetails

Nis dialogu strategjik SHBA-Serbi

Nis dialogu strategjik SHBA-Serbi
17/07/2026 - 20:00

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq ka njoftuar se sot, Serbia ka nisur dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, ai e ka vlerësuar...

Më shumëDetails

Nesër nga ora 11:00 deri në 17:30, kufizime për kamionët nëpër autostradë

Nesër nga ora 11:00 deri në 17:30, kufizime për kamionët nëpër autostradë
17/07/2026 - 19:32

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të vendosen kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)

    Aksioni në Mitrovicë: Këta janë të arrestuarit të cilët dyshohet për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara(Emrat)

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Nga PDK te GUXO: Emërohet U.D. kryeshefja e “Stacionit të Autobusëve” – A do të sanohen pasojat e skandaleve të menaxhmentit të kaluar?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Shembja e shtëpisë në rrugën A, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kompania e ish zv.ministrit Hyzer Gashi kapet duke shitur naftë ilegalisht, “Besimi Group” dërgohet në Gjykatë nga Inspektorati

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim ndaj Argjentinës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë