Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Familja e nxënëses në Shtime thonë se ajo u përjashtua për shkak të shamisë, shkolla e mohon

07/04/2023 - 10:54
në Lajme
A A
Familja e nxënëses në Shtime thonë se ajo u përjashtua për shkak të shamisë, shkolla e mohon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nxënësja e shkollës fillore të mesme të ulët ‘Emin Duraku’ në Shtime, Sara Bungu, është përjashtuar nga procesi mësimor.

Sipas vëllait të të miturës, i cili ka bërë të ditur lajmin, e gjithë kjo ka ndodhur vetëm për shkak se vajza bart mbulesën fetare.

““Perjashtohet nga shkolla vetem pse ka shami!” Dje me date 05.04.2023 motra ime Sara Bungu perjashtohet jozyrtarish nga Shmu Emin Duraku Shtime”, shkroi në Facebook Shkëlqim Bungu.

Bungu është shprehur se drejtori i shkollës, Rexhep Hasani, ka këmbëngulur që përjashtimi të vazhdojë në heshtje derisa vajza ta largojë shaminë.

Pas tentimeve dhe bisedimeve me drejtorine e arsimit ne komunen e Shtimes drejtori i shkolles fillore e mesme e ulet – Rexhep Hasani , kembngul me kokfortesi qe perjashtimi te vazhdoje ne heshtje deri ne momentin qe nxensja te nderroj mendje dhe ta largon mbulesen, per arsye te udhezimit administrativ”, ka thënë ai.

Bungu ka bërë thirrje te Bashkësia Islame e Kosovës në Shtime që të reagojë lidhur me rastin, veprime të cilat ai i quan ‘anti-islame dhe tendencioze’.

Lidhur me këtë, shkolla ‘Emin Duraku’ ka bërë një sqarim publik në faqen zyrtare në Facebook, ku thuhet se nxënësja të mërkurën ka shkuar për herë të parë në shkollë me uniformë fetare.

“Për rastin në fjalë kemi  të bëjmë me një fëmijë me moshë jo më të madhe se 14-15 vjeç si dhe me faktin se nxënësi për herë të parë ka ardhur në shkollë me uniformë fetare të mërkurën (5 prill 2023). Duke qenë se është fëmijë dhe mosha e saj nuk është e mjaftueshme sa të vendosë vet drejt për veten e saj, kemi kontaktuar prindin (5 prill 2023) për të parë nëse një veprim i tillë është bërë nga ndonjë trysni nga jashtë.  Në bashkëbisedim me ta çështja ka kaluar te familja”, thuhet në njoftim.

Sa i përket përjashtimit, nga shkolla thonë se nuk ka asnjë suspendim a largim nga shkolla.

“Dua të kuptohem drejt, këtu nuk ka asnjë vendim për suspendim a largim nga shkolla. Lirimi i nxënësit nga procesi mësimor është e drejtë ligjore që drejtori mund t’i japë nxënësit deri në 10 ditë në rast se kjo është në të mirë të fëmijës (Shih Ligjin për Arsim Parauniversitar). Ajo që ne kemi rekomanduar janë tri ditë që prindi dhe fëmija të bashkëbisedojnë duke ua bërë që qartë të gjitha udhëzimet që rregullojnë këtë çështje dhe duke i garantuar se do të trajtohet seriozisht”, thuhet në reagim.

E shkrimi i vëllait të Sarës, Shkëlqimit, nga shkolla po cilësohet si dashakeq.

“Shkrimit dashakeq e nxitës të vëllait të nxënëses  duhet t’ju bashkohet dëshmia se unë paskam marrë vendim për masë disiplinore ndaj nxënësit. Po ashtu ftoj të gjejë dëshmi se unë gjatë bisedës me DKA paskam këmbëngul në përjashtim”, thuhet më tej në njoftimin e shkollës ‘Emin Duraku’.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë