Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa e shtëpi, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Për një rast të tillë, që ka ndodhur në një shtëpi në Prizren, Policia ka nisur hetimet pas denoncimit të pronarit.
Vjedhja dyshohet se është kryer në ditët e fundit, derisa familja nuk ishte në pushime, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat, të cilët kanë vjedhur mijëra euro.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se në dëshminë e pronarit, të dhënë në Polici thuhet se kur janë kthyer sot në shtëpi, kanë gjetur derën e thyer, prej nga kanë depërtuar hajnat brenda.
Sipas tij, nga shtëpia janë vjedhur 9 mijë euro para të gatshme dhe stoli të arit që kapin vlerën e 7 mijë eurove.
Njësitë policore kanë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.












