
“Gjatë periudhës historike të Malit të Zi ka pasur sfida të vështira dhe të mëdha, por literatura nuk e ka shënuar, as fjala popullore nuk e ka përcjellë këtë poshtërim të dinjitetit të të gjithëve ne” thotë – Draginja Vuksanoviq-Stankoviq, anëtare e DPS-së.
Kështu ajo i ka reaguar një botimi sic e quan ai të turpshëm i kriminelit të luftës dhe presidentit të SRS-së, Vojislav Sheshelj, titulli i të cilit përmban fyerjet më të shëmtuara kundër Draginja Vuksanoviq-Stankoviq, një ish-deputete e kuvendit malazez.
Libri u botua sivjet nga shtëpia botuese e Sheshelit “Velika Srbija”, dhe është regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Serbisë, me tirazh prej njëmijë kopjesh dhe emërtimin e temës – “Serbët – Persekutimi – Mali i Zi – shekulli 21” Shesheli.
I dënuari për krime lufte, i cili së fundmi u “rehabilitua” nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e ftuar për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës para zgjedhjeve të ardhshme, botoi libra të shumtë me fyerje ndaj personaliteteve të ndryshme, por shteti i Serbisë nuk reagoi.












