Ish- deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli ka folur pas publikimit të përgjimeve të fundit, ku shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, koordinohet me Milan Radojqiqin në lidhje me pagat e veteranëve. Ai vlerëson se publikimi i këtyre përgjimeve është shumë i vonë pasi që dëmet po bëhen.
Humolli në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se është e kotë dorëheqja tani pasi që dëmet janë bërë dhe se e kanë bërë Kosovën të pafuqishme përballë Serbisë.
“Është e kotë a jep dorëheqje apo nuk jep Mimoza Kusari, sepse dëmet janë bërë. Pra, dëmet janë bërë dhe e kanë bërë Kosovën të pafuqishme përballë Serbisë. Edhe tani që bëhet dialogu me Bashkësinë Evropiane dhe me Serbinë, Kosova është e pafuqishme për shkak të këtyre problemeve që janë shkaktuar më herët”, tha ai.
Tutje, Humolli tha se në këtë periudhë Lista Serbe dhe Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në të njëjtën situatë, ku shtoi se edhe pse pa koordinim dëmet i kanë bërë.
“Lista Serbe ka qenë në vijë të njëjtë me Vetëvendosjen në këtë periudhë, domethënë edhe në qoftë se s’ka pas koordinim mes veti, por është me rëndësi se dëmin e ka bërë kurse politika serbe e di saktë çdo veprim që e ka bërë nuk ka rastësi. Kurse, tek klasa politike duke e parë nivelin dhe naivitetin politik mund të bëjmë edhe veprime pa vetëdije”, u shpreh ai për











