Ish ministri i Bujqësisë, Faton Peci tashmë kryetar i Mitrovicës ka thënë se grantet për bujqit janë dhënë vetëm me meritokraci.
“ Dy vjet të randa linçimi, baltosje e shpifje të ulta e të mbushura helm kundër meje e kundër asaj çfarë përfaqësoj, morën përgjigjen e duhur, të ditur dhe të pritur” ka thënë Peci.
Postimi i plotë:
Foli Prokuroria Speciale – sepse grantet janë dhënë vetëm me meritokraci
Dy vjet të randa linçimi, baltosje e shpifje të ulta e të mbushura helm kundër meje e kundër asaj çfarë përfaqësoj, morën përgjigjen e duhur, të ditur dhe të pritur.
Prokuroria paska folur qartë, sepse nuk kishte arsye e dëshmi për të folur ndryshe e për të mos mbyllur insinuatat e sulmet e orkestruara kundër punës sime të ndershme.
Zyrtarët e LDK-së që e ngritën këtë kallëzim penal, por edhe të gjithë ata që hodhën gurin e fshehën dorën, do të përballem me kallëzim penal për deklarim të rrejshëm.
Ndërsa ju, qytetarëve të shumtë nga gjithë Kosova e mërgata, fort ju falenderoj që keni besuar në mua, përkundër luftës speciale kundër meje.
Ju siguroj se asgjë nuk mund ta njollosë punën time të ndershme si Ministër, në shërbim tuajin, në shërbim të Kosovës.

















