Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Feministet sezonale

02/08/2022 - 17:02
në Opinione
A A
Feministet sezonale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kur të ashtuquajturat feministe heqin dorë nga lufta e tyre për emancipimin e grave, ato heqin dorë edhe nga gratë e tjera. Sepse, si të gjitha format e arsyetimit mashtrues, ato fillojnë të nxjerrin justifikime për sjelljen e tyre të pafalshme

Sead Zimeri & Zana Avdiu

E thënë thjesht, shkroi Bell Hooks, feminizmi është një lëvizje për t’i dhënë fund seksizmit, shfrytëzimit dhe shtypjes seksiste.

Feminizmi është gjithashtu një këndvështrim që marrin qeniet njerëzore në botë: ai është një qëndrim që shoqërohet me një lloj subjektiviteti subverziv që lufton kundër shtypjes, dominimit dhe shfrytëzimit seksist. Një feministe lufton kundër nënshtrimit të grave ndaj autoritetit mashkullor, ndaj patriarkatit dhe nuk ndalet së luftuari pa e arritur qëllimin. Patriarkati është një sistem shtypjeje dhe dominimi, i cili është në kundërshtim me lëvizjen e feminizmit. Prandaj, feminizmi nuk është thjesht një slogan, një modë, një mënyrë për të gjetur një bashkëshort apo për të gjetur një punë në ndonjë organizatë joqeveritare.

Feminizmi është një lëvizje politike për t’i dhënë fund seksizmit, shfrytëzimit dhe shtypjes. Për sa kohë ka shtypje, seksizëm dhe shfrytëzim të gruas, do të ketë nevojë për feminizëm. Feministet nuk mund të tërhiqen nga lufta kur lufta bëhet personale. Lufta feministe është personale sepse ka të bëjë me lirinë e gruas që ajo nuk e posedon barabartë me burrin në kushte patriarkale. Pra, feminizmi nuk është thjesht një deklaratë e modës, një deklaratë e bërë në shoqërinë e sigurt të grave të tjera me mendime të njëjta. Feminizëm do të thotë të rrezikosh, rreziqe që mund të shkaktojnë vetëm dhimbje koke dhe vuajtje; por ia vlen dhimbja, sepse në dhimbje ka dinjitet dhe integritet ndërsa në tërheqje ka vetëm turp dhe nënshtrim ndaj normave shtypëse. Feminizmi është lëvizje intelektuale dhe politike që synon të luftojë deri në frymën e fundit për lirinë dhe barazinë e grave. Është një luftë shumë personale për gratë, sepse të gjitha gratë si gra janë të shtypura. Disa gra të privilegjuara, pa dyshim, janë më pak të shtypura se gratë e paprivilegjuara, gratë e varfra, por mos gaboni që si grua, të gjitha janë të shtypura.

Për shkak se shtypja është një kusht i përgjithshëm i përvojës së grave në të gjitha sferat e jetës, nga normat e familjes deri te ligjet shtetërore, lufta duhet të bëhet në të gjitha frontet. Gratë nuk mund të fitojnë kundër patriarkatit duke bërë lëshime, duke qenë oportuniste, duke “kuptuar” pozicionin e burrave të tyre, dhe duke justifikuar dominimin mashkullor. Çlirimi gjinor nuk vjen duke u dorëzuar, duke hedhur peshqirin. Nuk vjen duke qenë miqësor dhe duke treguar mirëkuptim për shtypësin. Liria nuk vjen duke iu bindur burrave. Për shembull, një feministe nuk heq dorë nga lufta e saj kur gjen një bashkëshort, sepse, le ta pranojmë, edhe bashkëshorti i saj është produkt i të njëjtit mentalitet patriarkal që shtyp gratë.

Një feministe që heq dorë nga lufta për liri dhe barazi heq dorë nga të gjitha gratë dhe nuk arrin të solidarizohet me pjesën tjetër të feministeve që duan të vazhdojnë luftën për gratë. Solidariteti është ajo që e bën të mundur luftën e feminizmit për liri dhe barazi. Le ta pranojmë, si ashkëshort, ai nuk është i ndryshëm nga burrat e tjerë të shoqërisë. Si mund të ishte ai ndryshe? Për të shmangur keqkuptimet, ne nuk po argumentojmë se këta njerëz janë të këqij. Ata mund të jenë qenie njerëzore të shquara dhe të sjellshme, por mund t’ju shtypin edhe në mirësinë e tyre, në dashurinë e tyre duke infantilizuar personalitetin tuaj, duke mos ju trajtuar si të barabartë me të. Burrat nuk shtypin sepse janë të këqij. Ata shtypin sepse kanë fuqinë për të shtypur.

Kur këto të ashtuquajtura feministe heqin dorë nga lufta e tyre për emancipimin e grave, ato heqin dorë edhe nga gratë e tjera. Sepse, si të gjitha format e arsyetimit mashtrues, ato fillojnë të nxjerrin justifikime për sjelljen e tyre të pafalshme. Ata bëjnë përjashtime për burrat e tyre, “burrat tjerë janë shtypës, por jo burri im”. Por kush me mendjen e saj të drejtë mund ta besojë këtë? Çfarë ndriçimi ju solli bashkëshorti që ju bëri të hiqni dorë nga lufta më dinjitoze për lirinë dhe barazinë e grave? A është bashkëshorti juaj aq bindës sa ju u bindët kaq shpejt të hiqni dorë nga feminizmi? Pse nuk u ndikuat nga burra të tjerë që përdorën të njëjtat argumente antifeministe?

Ne nuk besojmë se jeni bindur racionalisht që të ndaloni së luftuari për të drejtat e grave. Nuk është e mundur. Gratë janë ende të shtypura dhe të diskriminuara në shoqërinë tonë. Nuk ka asnjë argument të mundshëm që mund t’ju kishte bindur të besoni se shtypja nuk ekziston. Pra, ka dy mënyra për të shpjeguar sjelljen tuaj: nuk keni qenë kurrë feministe të vërteta, por thjesht keni shqiptuar fraza që nuk i kuptonit dhe mendonit se dukeshit bukur si feministe, ose vendosët që kostot ishin shumë të larta për juve. Prandaj vendosët të dorëzoheni. Ne nuk e arsyetojmë dorëzimin tuaj, por e kuptojmë atë. Na vjen keq për ju. Nëse jeni nga to që ne i quajmë feministe sezonale, atëherë ju jo vetëm që jeni hipokrite por e dëmtoni lëvizjen sepse jeni një shembull i tmerrshëm për gratë tjera dhe sidomos vajzat e reja që ju ndjekin përmes mediave dixhitale dhe sociale se çfarë duhet të jetë një feministe, dhe, për më tepër, çfarë duhet të jetë një grua e lirë. Shembëlltyrat e këtilla janë të domosdoshme, dhe kush tjetër pos grave marrin bajrakun e feminizmit mund të bëhen shembëlltyra të tilla! Kur e lëshoni bajrakun ju përçoni mesazhin se lufta që bëtë nuk ishte me rëndësi për ju, dhe se feminizmi nuk është aq i rëndësishëm për të drejtat e grave. Ju i vendosni nevojat tuaja egoiste para nevojave të solidaritetit me gratë tjera. Feminizmi është gjithashtu një vizion etik i botës, që shtypja duhet të durohet ndoshta por kurrë nuk duhet pranuar. Shtypja nuk duhet toleruar kurrë. Kur hiqni dorë, pranoni të papranueshmen.

Vetëkuptohet që gratë duhet të kenë marrëdhënie dashurie dhe të martohen nëse dëshirojnë, edhe në kushte të shtypjes dhe pabarazive aktuale. Por a nuk duhet t’i konvertojnë bashkëshortët e tyre në luftën e tyre për liri dhe barazi dhe t’i sjellin në betejë në vend që ta tradhëtojnë kauzën më sublime të grave?

JU REKOMANDOJMË

Mushkolaj: Ndalohet përplasja e fëmijëve në veturën e ministres Hajdari!
Opinione

Një rrenc paranojak në Beograd

11/08/2022 - 20:28
Kurthet e Asociacionit për funksionalitetin e shtetit të Kosovës
Opinione

Kurthet e Asociacionit për funksionalitetin e shtetit të Kosovës

10/08/2022 - 21:18
Sinjalet rreth Sigurisë së ushqimit
Opinione

Sinjalet rreth Sigurisë së ushqimit

05/08/2022 - 16:12
Tragjedia e Himarës, skafi me flamur të Rilindjes
Opinione

Tragjedia e Himarës, skafi me flamur të Rilindjes

04/08/2022 - 14:13
Sinjalet rreth Sigurisë së ushqimit
Opinione

Sinjalet rreth Sigurisë së ushqimit

30/07/2022 - 21:34
Komplexi i Inferioritetit dhe pasojat shpirterore
Opinione

Komplexi i Inferioritetit dhe pasojat shpirterore

27/07/2022 - 18:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo është 22 vjeçarja e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones

    Kjo është 22 vjeçarja e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Jasha, jasha shpullë: Dasmori ia kërciti bakshish në ballë këngëtarit, u mbajt në këmbë disi

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “My father king”/ 22-vjeçarja që bashkëjeton prej vitesh me Vali Corleonen, dyshohet se e plagosi atë me armë në këmbë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kërset dajaku në Malishevë: Vëllezërit kapen me fqinjët për një kontest pronësor, rrihen 5 kundër 3

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Shkoi për vizitë tek miqtë në Prishtinë, burri nuk përmbahet, çohet edhe e rrah gruan para prindërve të saj

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info