Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Feminizmi është një universalizëm

07/03/2024 - 19:55
në Opinione
A A
Feminizmi është një universalizëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Olivier Guérot, ambasador i Francës në Kosovë

Të drejtat e grave nuk reduktohen vetëm në pranimin e luleve më 8 mars, pavarësisht nga simbolika që lidhet me të. Përkundrazi, kjo ditë është një mundësi për t’u interesuar për 364 ditët e tjera të vitit (madje sivjet 365), për të bërë një bilanc të veprimeve që mund të jenë realizuar (ose jo) për të siguruar respektimin e të drejtave të grave.

Parlamentarët francezë kanë bërë shumë më tepër sesa dhurimi i luleve: disa ditë para 8 marsit, ata vendosën të përfshijnë të drejtën e abortit në kushtetutë me një shumicë dërmuese të dyja dhomave së bashku (780 për, 72 kundër). Kjo nuk është një dhuratë, por një njohje e një aspirate legjitime të grave për të vendosur për trupin e tyre.

Franca është vendi i parë në botë që i jep mbrojtje kushtetuese ndërprerjes vullnetare të shtatzënisë. Ky është një motiv krenarie sepse, me këtë miratim pothuajse unanim, Franca tregon se është ende një ofrues i ideve të përparimit dhe lirisë dhe mund të frymëzojë edhe përtej kufijve të saj. Krenaria nuk e pengon përulësinë. Përulësi sepse Franca nuk ka qenë gjithmonë e para në njohjen e të drejtave të grave. Përulësi, para së gjithash, duke kujtuar të gjitha ato gra që për shumë vite e kanë paguar me lotët, vuajtjet, vdekjen e tyre mungesën e një mundësie ligjore për abortin. Përulësi duke kujtuar gjithmonë të gjithë ata që jetojnë në vende ku kjo e drejtë mbetet e shkelur, me ligj apo në praktikë.

Së fundi, përulësi, sepse në Francë ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për barazinë e vërtetë midis burrave dhe grave, e cila reflektohet në fakte dhe në praktikë. Kjo luftë për barazi midis burrave dhe grave nuk është një luftë gjinore. Përkundrazi: kur duam të atakojmë liritë e një populli, gjithmonë fillojmë me sulme ndaj grave. Duke mbrojtur barazinë midis grave dhe burrave, ne po mbrojmë barazinë midis çdo qenieje njerëzore. Feminizmi është një universalizëm. Prandaj, diplomacia franceze është një diplomaci feministe.

Çfarë do të thotë diplomaci feministe? Kjo fillon me një komponent kombëtar dhe një kërkesë të brendshme brenda ministrisë sonë për të arritur barazinë midis grave dhe burrave nëpërmjet disa masave: emërimi i mjaftueshëm i grave në detyra me përgjegjësi, ndihma e grave dhe burrave nëpërmjet mentorimit dhe trajnimit të duhur për të çliruar veten nga stereotipet që ne të gjithë, si burrat ashtu edhe gratë, shpesh jemi të brendësuar në mënyrë të pandërgjegjshme dhe të ndihmohen gratë t’i thyejnë tavanet e xhamit. Nga ana e jashtme kjo nënkupton edhe diplomaci që e bën mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave një ndër prioritetet e veprimit tonë. Vitet e fundit është krijuar një rrjet referuesish lidhur me barazinë, të pranishëm në çdo post për të siguruar zbatimin e kësaj diplomacie feministe.

Në Kosovë, Ambasada e Francës rregullisht kryen aktivitete konkrete, në terren, në komuna, në shkolla. Gjithmonë në partneritet, sepse, çdoherë për hirë të përulësisë, nuk kemi mësime për të dhënë, por kemi përvoja për të ndarë. Vitin e kaluar financuam një aktivitet të OSBE-së për të ndihmuar komunat të organizohen në luftën kundër dhunës në familje dhe për të mbrojtur viktimat. Ky aktivitet ishte pjesë e zbatimit të Konventës së Stambollit, universalizimin e së cilës mbron Franca. Këtë vit ne po mbështesim një OJQ kosovare, EcoKosWomen, që të kryejë aktivitete në dy drejtime: së pari të sensibilizojë dhe të shpjegojë nëpër shkolla se çfarë janë menstruacionet dhe pse ky realitet i trupit të femrës, ndonëse është intim, nuk është tabu. Një aktivitet i realizuar me vajza të reja dhe gjithashtu djem të rinj. Më pas EcoKosWomen, sërish me mbështetjen tonë, kryen aktivitete per t’i bindur vendimarrësit për uljen e çmimit të produkteve të higjienës menstruale dhe në veçanti për TVSH-në. Produktet e higjienës menstruale taksohen sikur të ishin një luks, edhe pse ato janë nevoja elementare. Në Francë, ne e kemi ulur këtë taksë në normën minimale. U bëj thirrje të gjithë liderëve politikë, dhe partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, që menjëherë ta adresojnë këtë çështje që nuk është çështje partiake por politike: kush dëshiron t’i taksojë produktet e higjienës menstruale si produkte luksi?

Bashkimi europian bazohet në vlerat e pandashme dhe universale të dinjitetit njerëzor, lirisë, barazisë dhe solidaritetit. Duke u siguruar që gratë të vendosin vetë për trupin e tyre, duke punuar në mënyrë që trupi i tyre të mos jetë më objekt tabush, burim ndalimesh apo paragjykimesh, ne po avancojmë në Francë dhe në Kosovë drejt të njëjtit ideal. Ambasada është krenare që e përkrah Kosovën në këtë rrugë.

Ambasada ndan gjithashtu krenarinë e gjithë Francës për organizimin e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike këtë verë, të cilat synohen gjithashtu të jenë të barabarta. E takova ekipin e Kosovës në xhudo në qendrën e tyre stërvitore në Pejë dhe më impresionoi atmosfera e seriozitetit, dhe një qetësi që shpreh siguri. Sukseset e Kosovës në këtë sport janë mahnitëse dhe gratë dhe vajzat janë në ballë të tij. Ato në masë të madhe kanë kontribuar në ngritjen e flamurit me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë të Republikës së Kosovës duke bërë të jehojë himni i saj. Këtë verë sigurisht që do të mbështes sportistët francezë, por zemra ime do të jetë edhe me luaneshat kosovare në tatami të xhudos.

JU REKOMANDOJMË

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!
Opinione

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!

17/07/2025 - 10:15
Maska, individualizimi vs demokraci
Opinione

Maska, individualizimi vs demokraci

17/07/2025 - 10:14
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Vjosa Osmani po mendon të rikthehet në LDK ose ta bëj një parti të veten

16/07/2025 - 19:16
Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale
Opinione

Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale

16/07/2025 - 14:01
Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

11/07/2025 - 12:29
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
Lajme

“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!

11/07/2025 - 10:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë