Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Feraj flet para Kurtit: Gjykata s’mund ta zgjidhë krizën, vetë Kushtetuta është me “difekte”

26/03/2026 - 13:39
në Kryesore, Lajme
A A
Feraj flet para Kurtit: Gjykata s’mund ta zgjidhë krizën, vetë Kushtetuta është me “difekte”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka zgjidhur krizën. Madje sipas tij, “ndoshta as nuk mund ta zgjidhë ndonjëherë”.

Feraj thotë se vetë Kushtetuta e Kosovës është me “difekte”.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës e paska shty për më vonë krizën që supozohej ta zgjidhë tani. Ndoshta as nuk mund ta zgjidhë ndonjëherë, sepse vetë kushtetuta është me difekte. Dhe sado zgjedhje të bëhen, opozita, çdo opozitë, mund ta bllokojë shtetin, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Nuk ka shoqëri demokratike vetëm me ligj, pa kulturë demokratike. “Në një shoqëri ëngjujsh nuk ka nevojë për ligje, në një shoqëri djajsh nuk funksionon asnjë ligj”. Aty ku sundon ligji i pazarit mes liderëve, nuk funksion ligji i zgjedhjeve. Aty ku vlerë sipërore politike konsiderohet “shkathtësia negociuese”, domethënë “tregtuese” e liderëve, s’ka nevojë të bëhen zgjedhje: thjesht takohen diku liderët e partive dhe arrijnë kompromise, domethënë pajtohen për ndarjen e posteve”, shtoi Feraj.

Ai thotë se “Gjykata ua ka kujtuar liderëve se dita e pazarit ka fund dhe çështjen ia ka lënë ‘aksham pazarit’”.

“Nëse as në “aksham” nuk pajtohen në pazar, shkohet në zgjedhje. Dhe kështu fillon “sbahi” tjetër i pazarit deri në “aksham”, dhe mbas saj tjetra, dhe tjetra, në ciklin e pafund kozmik ndërmjet “sabahit” dhe “akshamit””, shkroi ai.

Sipas Ferajt, gjykata që është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, po synon ta rrënjosë një kulturë politike “të të bërit pazar”.

“”Vdekje zgjedhjeve, rroftë pazari!”. Kjo është kultura politike që po synohet të rrënjoset, me shumë presion psikologjik, te qytetarët, t’i bindin se vlerë demokratike dhe virtyt sipëror është “shkathtësia e liderit për pazar”. Kështu, hap mbas hapi, tregu i lirë i posteve politike mbyt demokracinë. Demokracia, si parim politik i të mirës dhe interesit të përgjithshëm zëvendësohet nga tregu, si parim i realizimin të interesit të përveçëm, privat. E gjitha, vetëm sepse opozita nuk respekton opozitën, e konsideron të padenjë (në fakt të palaverdi private) me qenë opozitë demokratike”, shkroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovakisë

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovakisë
26/03/2026 - 14:31

Kombëtarja e Kosovës do ta luajë sonte njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj. Dardanët do ta vizitojnë Sllovakinë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të...

Më shumëDetails

Vendimi i Kushtetueses, Hamza: Nuk kam pranuar ftesë nga Kurti

Bedri Hamza për ngutinë në votimin e buxhetit: S’dua ta besoj se ka të bëjë me çështjen e presidentit
26/03/2026 - 14:01

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për takim, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e...

Më shumëDetails

Arrestohet Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit

Arrestohet Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit
26/03/2026 - 13:56

Elvis Kelmendi, djali i bosit të dyshuar të drogës, Naser Kelmendit është arrestuar para dy ditësh në Sarajevë. Pas kësaj, Gjykata Komunale e Sarajevës i ka caktuar atij...

Më shumëDetails

KEK’u paguan fort shtrenjtë konsulentin në moshë të shtyrë, do t’i marrë 2,500 euro në muaj

KEK’u paguan fort shtrenjtë konsulentin në moshë të shtyrë, do t’i marrë 2,500 euro në muaj
26/03/2026 - 13:50

Ismet Raça është shpallur fitues në tenderin emergjent për konsulent në Mihje në Koorporatën Energjetike të Kosovës. Ai është shpërblyer me vlerë totale të ofertës 15 mijë euro....

Më shumëDetails

“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci thotë se partia nuk e ka asnjë hatërmbetje ndaj saj

“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci thotë se partia nuk e ka asnjë hatërmbetje ndaj saj
26/03/2026 - 13:36

Arbërie Nagavci, kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha në një intervistë për Euronews Albania se LVV si subjekti më i madh parlamentar në Kosovë do të...

Më shumëDetails

Rivarroset në Krushë të Vogël, Ajvaz Shehu, vëllai i tij: Mu vranë edhe nëntë anëtarë të familjes

Rivarroset në Krushë të Vogël, Ajvaz Shehu, vëllai i tij: Mu vranë edhe nëntë anëtarë të familjes
26/03/2026 - 13:12

Vëllai i Ajvaz Shehut, Qazim Shehu, ka rrëfyer dhimbjen e thellë për humbjen e familjarëve të tij në masakrën e Krushës së Vogël, duke e cilësuar këtë ngjarje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë