Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Feraj flet para Kurtit: Gjykata s’mund ta zgjidhë krizën, vetë Kushtetuta është me “difekte”

26/03/2026 - 13:39
në Kryesore, Lajme
A A
Feraj flet para Kurtit: Gjykata s’mund ta zgjidhë krizën, vetë Kushtetuta është me “difekte”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka zgjidhur krizën. Madje sipas tij, “ndoshta as nuk mund ta zgjidhë ndonjëherë”.

Feraj thotë se vetë Kushtetuta e Kosovës është me “difekte”.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës e paska shty për më vonë krizën që supozohej ta zgjidhë tani. Ndoshta as nuk mund ta zgjidhë ndonjëherë, sepse vetë kushtetuta është me difekte. Dhe sado zgjedhje të bëhen, opozita, çdo opozitë, mund ta bllokojë shtetin, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Nuk ka shoqëri demokratike vetëm me ligj, pa kulturë demokratike. “Në një shoqëri ëngjujsh nuk ka nevojë për ligje, në një shoqëri djajsh nuk funksionon asnjë ligj”. Aty ku sundon ligji i pazarit mes liderëve, nuk funksion ligji i zgjedhjeve. Aty ku vlerë sipërore politike konsiderohet “shkathtësia negociuese”, domethënë “tregtuese” e liderëve, s’ka nevojë të bëhen zgjedhje: thjesht takohen diku liderët e partive dhe arrijnë kompromise, domethënë pajtohen për ndarjen e posteve”, shtoi Feraj.

Ai thotë se “Gjykata ua ka kujtuar liderëve se dita e pazarit ka fund dhe çështjen ia ka lënë ‘aksham pazarit’”.

“Nëse as në “aksham” nuk pajtohen në pazar, shkohet në zgjedhje. Dhe kështu fillon “sbahi” tjetër i pazarit deri në “aksham”, dhe mbas saj tjetra, dhe tjetra, në ciklin e pafund kozmik ndërmjet “sabahit” dhe “akshamit””, shkroi ai.

Sipas Ferajt, gjykata që është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, po synon ta rrënjosë një kulturë politike “të të bërit pazar”.

“”Vdekje zgjedhjeve, rroftë pazari!”. Kjo është kultura politike që po synohet të rrënjoset, me shumë presion psikologjik, te qytetarët, t’i bindin se vlerë demokratike dhe virtyt sipëror është “shkathtësia e liderit për pazar”. Kështu, hap mbas hapi, tregu i lirë i posteve politike mbyt demokracinë. Demokracia, si parim politik i të mirës dhe interesit të përgjithshëm zëvendësohet nga tregu, si parim i realizimin të interesit të përveçëm, privat. E gjitha, vetëm sepse opozita nuk respekton opozitën, e konsideron të padenjë (në fakt të palaverdi private) me qenë opozitë demokratike”, shkroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Incident në lagjen Marigona – nxënësi i shkollës ISP sulmon fizikisht shoferin e transportit, ndërhyn edhe një grua (Video)

Incident në lagjen Marigona – nxënësi i shkollës ISP sulmon fizikisht shoferin e transportit, ndërhyn edhe një grua (Video)
25/05/2026 - 23:17

Një incident shqetësues ka ndodhur disa ditë më parë në lagjen Marigona, ku një nxënës i shkollës ISP dyshohet se ka sulmuar fizikisht shoferin e transportit të nxënësve....

Më shumëDetails

Lushtaku në Leqinë: Mbështetja për Bedri Hamzën për kryeministër po forcohet çdo ditë

Lushtaku në Leqinë: Mbështetja për Bedri Hamzën për kryeministër po forcohet çdo ditë
25/05/2026 - 22:33

 Kryetari i Komunës se Skenderajt dhe kryetari i degës së PDK-së në këtë qytet, Sami Lushtaku, ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Leqinë, shkruan Veriu.info. Gjatë...

Më shumëDetails

Tender i çuditshëm në Mitrovicë: Parashikohen 600 mijë për projekte kapitale, nënshkruhen vetëm 153 euro

Tender i çuditshëm në Mitrovicë: Parashikohen 600 mijë për projekte kapitale, nënshkruhen vetëm 153 euro
25/05/2026 - 22:20

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka nënshkruar kontratë për “Hartimin e projekteve për investime kapitale”, ndonëse vlera e parashikuar e kontratës publike kornizë ishte 600 mijë euro. Sipas dokumentit...

Më shumëDetails

“Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të

“Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të
25/05/2026 - 22:13

Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin “Click” të RTV21, kujtoi një moment kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkonte me armë në parlament. Duke treguar disa detaje që...

Më shumëDetails

85-shi i LDK-së, Naim Hajra merr mbështetje të fuqishme nga strukturat dhe aktivistët në Mitrovicë

85-shi i LDK-së, Naim Hajra merr mbështetje të fuqishme nga strukturat dhe aktivistët në Mitrovicë
25/05/2026 - 21:54

Kandidati i LDK-së për deputet me numër 85, Naim Hajra, ka takuar strukturat e LDK-së në Mitrovicën, nga të cilat mori mbështetje për garën e 7 qershorit. Postimi...

Më shumëDetails

Vendlindja çohet në këmbë për Rrahman Ramën, i japin mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit

Vendlindja çohet në këmbë për Rrahman Ramën, i japin mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit
25/05/2026 - 21:36

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka mbajtur takim me përkrahës dhe aktivistë të PDK-së në vendlindjen e tij, fshatin Akrashticë të Vushtrrisë. Rama në këtë takim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    397 Shpërndaje
    Shpërndaje 159 Tweet 99
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë