Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ferat Shala tërhiqet nga gara për deputet, ka një mesazh për PDK-në

06/05/2026 - 16:40
në Lajme
A A
Ferat Shala tërhiqet nga gara për deputet, ka një mesazh për PDK-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke e cilësuar këtë si një “vendim të parevokueshëm” të marrë pas, siç tha ai, një reflektimi të thellë mbi nevojën për ndryshim brenda subjektit politik.

Pas katër mandatesh si deputet në Kuvendin e Kosovës, Shala tha se vendimi i tij nuk përfaqëson largim nga përgjegjësia politike apo nga idealet e PDK-së, por synon të krijojë hapësirë për gjenerata të reja politike.

“PDK-së i duhet frymëmarrje e re politike, gjithmonë duke e ruajtur trashëgiminë dhe frymën autentike politike”, ka shkruar ai.

Sipas tij, partia ka nevojë për “rilindje të brendshme”, rifreskim politik dhe fuqi të re idesh, në mënyrë që të jetë më konkurruese dhe më përfaqësuese në skenën politike të Kosovës.

Shala ka vlerësuar se Kosova po kalon një periudhë regresi politik, ekonomik dhe institucional, duke përmendur edhe zhvillimet pas dorëheqjes së ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli në nëntor të vitit 2020.

Megjithatë, ai është shprehur i bindur se kjo situatë është kalimtare dhe se PDK-ja duhet të marrë përgjegjësi më të madhe në orientimin e vendit drejt zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe konsolidimit të pozitës ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij, Shala ka shprehur mirënjohje të veçantë për bashkëpunëtorët e tij politikë, duke përmendur edhe Jakup Krasniqi, për kontributin në proceset historike të Kosovës.

Ai ka sqaruar se vendimi për të mos kandiduar nuk nënkupton largim nga PDK-ja.

“Do të vazhdoj të jem pjesë e strukturave të PDK-së, në Kryesi dhe Këshill Drejtues, ku do të jap kontributin tim sikur në çdo kohë dhe në çdo rrethanë”, ka theksuar ai.

Shala ka bërë të ditur se do t’i rikthehet profesionit të tij akademik, duke thënë se karrierën do ta përmbyllë si profesor në Universiteti i Prishtinës.

JU REKOMANDOJMË

Policia e Prokuroria Speciale me operacion në Prishtinë, Lipjan e Vushtrri- Arrestohen 7 persona për ryshfet

Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
06/05/2026 - 16:34

Policia e Kosovës si dhe Prokuroria Speciale, përmes një komunikate të përbashkët kanë njoftuar për operacion të përbashkët të zhvilluar ditën e sotme në Prishtinë, Lipjan e Vushtrri....

Më shumëDetails

“Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim
06/05/2026 - 16:11

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinaj. Në një postim në Facebook, Haxhiu vlerësoi lart figurën e...

Më shumëDetails

Betohen 17 gjyqtarë të rinj

Betohen 17 gjyqtarë të rinj
06/05/2026 - 16:06

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit të gjyqtarëve të rinj të vendit. Aty janë betuar 17 gjyqtarë të rinj. Ndërsa ceremonia e betimit është mbajtur...

Më shumëDetails

Drejtori i “Ziraat Bank” fshehu shtetësinë serbe nga BQK-ja, Mehmetaj: Motra e Osmanit avokate në procesin e regjistrimit të bankës

Drejtori i “Ziraat Bank” fshehu shtetësinë serbe nga BQK-ja, Mehmetaj: Motra e Osmanit avokate në procesin e regjistrimit të bankës
06/05/2026 - 15:35

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar lidhur me hulumtimin e publikuar nga Paparaci për drejtorin e një banke komerciale në Kosovë, duke ngritur akuza për përfshirje të figurave të...

Më shumëDetails

Osmani të shtunën përballë votës së 99 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së: Kë e sjell ajo me vete?

Osmani të shtunën përballë votës së 99 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së: Kë e sjell ajo me vete?
06/05/2026 - 15:29

Këshilli i Përgjithshëm 99 anëtarësh i Lidhjes Demokratike të Kosovës të shtunën vendos “me votim formal,” kthimin ose jo të Vjosa Osmanit në listën e vet zgjedhore. Dhe...

Më shumëDetails

Aksioni në Agjencinë Kadastrale, ndalohen pesë persona

Një i arrestuar dhe një në arrati, emra dhe detaje pas aksionit në Agjencinë Kadastrale
06/05/2026 - 15:20

Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sot ka zhvilluar një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, si dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    403 Shpërndaje
    Shpërndaje 161 Tweet 101
  • Si e avancoi Fitore Pacolli në pozitë të arrestuarin e sotëm nga bastisja në Agjencinë Kadastrale?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë