ryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala në një prononcim për thotë për shkak të gjendjes së rënduar, Ndërmarrja ‘’Trepça’’ është në prag të falimentimit dhe për këtë fajtore është Qeveria e Kosovës e cila ka vendosur kuadro jo-profesional në nivelet menaxhuese të kësaj ndërmarrje.
”Ne kemi ngritur shqetësimin tonë që Ndërmarrja Trepça është në gjendje të rëndë ekonomike, faktikisht është para falimentimit, si rezultat i ndërprerjes së prodhimit dhe të situatave të skajshme keq-menaxhuese, sepse Qeveria viteve të fundit ka vendosur kuadro jo-profesionale në nivelet më të larta menaxhuese të ndërmarrjes’,’ thekson Shala.
Për të shqetësim është mospuna dhe problemet me pagesa që po hasin punëtorët e ndërmarrjes.
‘’Shqetësimi është prej asaj që faktikisht ka muaj që nuk po punohet, nuk ka prodhim edhe pak rezerva e koncentrateve që kanë qenë e janë shitur. Sipas informacioneve që kam unë përmbaruesit privat, i kanë marr transaksionet në llogarit e Trepçës dhe tash nuk arrihet që të shpërndahen pagat për çdo muaj’’ shprehet ai.
Po ashtu, kryetari i Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti deklaron se Qeveria është në heshtje totale derisa kanë kërkuar sqarime për këtë por nuk kanë marr përgjigje.
‘’Qeveria është në heshtje totale, është jashtë kontrollit. E kemi të pamundur sepse MZHE-ja, ka manipuluar me shifra dhe fakte sepse vitin e fundit kemi pasur dy kumtese ku kanë manipuluar me te dhënat, kemi pasur edhe pyetje parlamentare për ta por nuk kanë dhënë përgjigje” deklaron Ferat Shala.













