Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka vizituar sot Kryqin e Kuq në Vushtrri.
Ai ka thënë se ky institucion është nga më tërëndësishmit për çështje humanitare dhe që çdo ditë është pranë qytetarëve.
“Sot vizitova Kryqin e Kuq në Vushtrri, një prej institucioneve më të rëndësishme humanitare që çdo ditë është pranë qytetarëve tanë.” – shkruan Ferit Idrizi.
Idrizi ka njoftuar se në bashkëfinancim mes Komunës së Vushtrrisë dhe Kryqit të Kuq është duke u ndërtuar objekti i ri i cili shumë shpejtë do të ofrojë kushte më të mira për zyrtarët dhe shërbime më cilësoee për qytetarët.
“Në bashkëfinancim mes Komunës së Vushtrrisë dhe Kryqit të Kuq, është duke u ndërtuar objekti i ri i këtij institucioni, i cili shumë shpejt do të ofrojë kushte më të mira për zyrtarët dhe shërbime më cilësore për qytetarët.” – shkruan Idrizi.
Ai ka thënë se ky investim është dëshmi e përkushtimit të tyre që të mbështesin punën e çmuar të Kryqit të Kuq dhe të forcojnë partneritetin për të mirën e qytetit tonë.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/r/177H9b5TM9/?mibextid=wwXIfr