
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar ashpër pas pankartës “Digju në ferr Albright” në protestën në Serbi të mbajtur të enjten.
Deliu, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, e ka cilësuar si “të tmerrshëm” një pankartë të këtillë.
“Fotoja flet vetë. Kjo është e tmerrshme”, ka shkruar Deliu.
Fotot e kësaj proteste janë publikuar nga reporterja e Ballkanit, Franziska Tschinderle.












