Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka uruar fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor, shkruan VeriuInfo.
Hamza ka premtuar më shumë përkrahje për mësuesit në vitin e ardhshëm.
Postimi i plotë:
Sot është ditë gëzimi për të gjithë fëmijët që u hapen dyert e shkollave dhe u kthehen bankave, shoqërisë, mësimeve e lojërave të tyre. Një fillim i ri në rrugën e dijes. Një rritje e ngritje më shumë. Emocione të veçanta edhe për prindërit dhe mësimdhënësit, të cilët me përkushtim e bashkëpunim i edukojnë brezat dhe i përgatisin me njohuri të reja për një të ardhme më të ndritur. Por, sot është ditë e rëndësishme edhe për të reflektuar mbi mungesën e përkrahjes për mësimdhënësit. Gjithnjë e më pak nxënës në klasa dhe gjithnjë e më pak përkrahje për mësuesit. Ju premtoj se këtë qasje do ta ndryshojmë në vitin e ardhshëm!
Vit të mbarë dhe suksese të reja!













