Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë hapjen e aktiviteteve tërë ditore që i dedikohen mërgatës, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre.
Në sheshin “Skënderbeu”, janë hapur tashmë tendat me lojëra atraktive për fëmijë, tendat e informimit, ku qytetarët mund të informohen rreth aktiviteteve që MPJD i ka dedikuar mërgatës, si platforma Shijo Kosovën, platforma Made In Kosova(MIK).
Gjithashtu tek këndet e Informimit qytetarët kanë hapësirë për tu njoftuar për shërbimet konsullore që ofrohen nga MPJD dhe misionet diplomatike nëpër botë, vizat, si dhe uljen e tarifave për shërbimet konsullore, vendim ky që ka hyrë në fuqi pak ditë më parë.
Të gjithë qytetarët nga diaspora që ende nuk janë regjistruar, mund ta kryejnë regjistrimin online, i cili për mërgatën është i hapur deri më 31 gusht të këtij viti.
Të gjitha këto kënde do jenë të hapura gjatë tërë ditës së sotme.
Këtë koncert do ta pasurojnë përformancat e artistëve të skenës sonë përfshirë: Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët.












