Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas janë takuar për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, ndodhen në Antalia të Turqisë.
Bisedimet janë ndërmjetësuar nga Turqia, e cila ka marrëdhënie miqësore me të dyja vendet, por ka dënuar pushtimin rus dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Ky takim pritet të zgjasë rreth 90 minuta.













