
Financimi i Listës Serbe nga KQZ, deklarohen nga PresidencaShare Button Gazeta Blic Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur me 12 janar, mori vendim për ndarjen e mjeteve të fondit për mbështetjen e subjekteve politike për këtë vit.
KQZ i ndalu Listës Serbe 360 mijë euro, nga 4 milionë e 800 mijë euro për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet.
Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta, duke thënë vendimi është skandaloz dhe se Lista Serbe nuk duhet të financohet nga shteti i Kosovës.Për këtë vendim u kërkua edhe reagimi i Presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Lidhur me këtë, Gazeta Blic ka kërkuar përgjigje nga Presidenca.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, thotë për Gazeta Blic se vendimet e KQZ-së për ndarje të mjeteve financiare për partitë, nuk dërgohen as për shqyrtim e as për dekretim në Presidencë.
“Vendimet e KQZ-së, të cilat lidhen me ndarjen e mjeteve financiare për partitë politike, nuk dërgohen në Presidencë as për shqyrtim dhe as për dekretim”, thotë Kupina.












