Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fishkëllimat e djeshme dhe vetëdija se me Barçën gjithçka ka përfunduar, Álvarez ia hap derën Arsenalit

24/08/2026 - 11:28
në Sport
A A
Fishkëllimat e djeshme dhe vetëdija se me Barçën gjithçka ka përfunduar, Álvarez ia hap derën Arsenalit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një kthesë e papritur dhe e bujshme në të ardhmen e Julián Álvarez. Përballë murit të ngritur nga Atlético Madridi ndaj një transferimi të mundshëm te Barcelona – destinacioni i preferuar prej kohësh nga sulmuesi – argjentinasi ka vendosur t’ia hapë dyert një transferimi te Arsenali para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll “AS”, sulmuesi argjentinas po e konsideron tashmë Arsenalin si rrugëdaljen më konkrete për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll.

Ekziston, në fakt, vetëdija se me Barcelonën do të jetë e pamundur të arrihet marrëveshja, ndërsa fishkëllimat e tifozëve madrilenë gjatë ditës së djeshme kanë lënë gjurmë.

Gjithmonë sipas medias spanjolle, drejtuesit e klubit londinez kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me rrethin e lojtarit gjatë periudhës së fundit.

Duke e shfrytëzuar vendimin e prerë të Atlético Madridit për të mos negociuar me rivalët e Barcelonës, klubi anglez ka ditur të ndërhyjë në momentin e duhur në përplasjen mes sulmuesit dhe klubit, duke e gjetur një hapësirë të papritur që mund të shndërrohet në transferimin më të madh të ditëve të fundit të “merkatos”.

Megjithatë, mbetet për t’u kapërcyer pengesa kryesore: vullneti i Atlético Madridit, që vazhdon ta konsiderojë 26-vjeçarin një shtyllë të pazëvendësueshme të skuadrës.

I transferuar në vitin 2024 nga Manchester City dhe i blinduar me një kontratë deri në vitin 2030, argjentinasi konsiderohet i paprekshëm nga drejtuesit e klubit spanjoll, të cilët në disa raste e kanë përsëritur synimin për të mos u privuar e nga ylli i tyre. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

U takua me Infantinon, shikoni reagimin e çuditshëm të Ronaldos pasi largohet nga presidenti i FIFA-s

U takua me Infantinon, shikoni reagimin e çuditshëm të Ronaldos pasi largohet nga presidenti i FIFA-s
24/08/2026 - 11:27

Reagimi i çuditshëm i Cristiano Ronaldos, pas takimit me Xhani Infantinon në Paris ka tërhequr vëmendjen e tifozëve të futbollit, me portugezin që duket se bën një shikim...

Më shumëDetails

“Qethet” Haaland, kërcënon kundërshtarët me look-un e ri

“Qethet” Haaland, kërcënon kundërshtarët me look-un e ri
23/08/2026 - 13:40

Erling Haaland ka bërë disa ndryshime rreth sezonit të ri. Norvegjezi, ka vendosur të “qethet” para ndeshjes së parë në Premierligë ndaj Bournemouthit, duke ndryshuar stilin pas 5...

Më shumëDetails

Roboti humanoid thyen rekordin e Usain Bolt

Roboti humanoid thyen rekordin e Usain Bolt
22/08/2026 - 22:21

Një robot humanoid raportohet se ka tejkaluar rekordin botëror të Usain Bolt në garën e 100 metrave, sipas kompanisë që e ka prodhuar. Prodhuesi kinez Honor ka bërë...

Më shumëDetails

Gol i ‘çmendur’ në Angli, Ballard çmend tifozët me një finalizim spektakolar

Gol i ‘çmendur’ në Angli, Ballard çmend tifozët me një finalizim spektakolar
22/08/2026 - 17:26

Dom Ballard realizoi një nga golat më të bukur të javës në Championship, duke lënë të gjithë të mahnitur me një finalizim spektakolar. Sulmuesi anglez shfrytëzoi krosimin e...

Më shumëDetails

Krenari e madhe: Sportistët e Kosovës parakalojnë në ceremoninë hapëse të ‘Taranto 2026’ 🇽🇰

Krenari e madhe: Sportistët e Kosovës parakalojnë në ceremoninë hapëse të ‘Taranto 2026’ 🇽🇰
21/08/2026 - 22:39

Delegacioni i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, e cila po mbahet në stadiumin “Erasmo Iacovone” në Taranto të Italisë. Sportistët...

Më shumëDetails

FIFA dënon Leandro Paredes me 10 ndeshje moslojë pas përleshjes në finalen e Kupës së Botës

FIFA dënon Leandro Paredes me 10 ndeshje moslojë pas përleshjes në finalen e Kupës së Botës
21/08/2026 - 21:40

FIFA ka shqiptuar një dënim prej 10 ndeshjesh për mesfushorin argjentinas Leandro Paredes, pas përleshjeve të ndodhura në finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës. Paredes u ndëshkua...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë