Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka ngatërruar profesionin. Ajo kohëve të fundit ka filluar të i’u jap leksion gazetarëve se si duhet të raportojnë.
Në këtë postim në facebook, Pacolli thotë se Hyseni, Rrahimaj e Aliu në Spanjë po flasin për sukseset në luftën kundër korrupsuonit.
Postimi i plotë:
Bravo! Kështu informohet publiku në Kosovë
Për portalet që tentojnë ta luajnë rolin e opozitës e jo atë që iu takon, pra të informimit të drejtë.
Të nderuara portale,
Jemi delegacioni i parë nga Kosova që po marrim pjesë në një konferencë në Spanjë.
Po prezantohemi njëlloj si ata nga Gjermania e Franca edhe ne nga Kosova.
Sot arritëm të bisedojmë me Kryetarin e Valencias, me deputetë të nivelit rajonal e me përfaqësues të të gjelbërve në Spanjë.
Kryetarët Alban S. Hyseni, Qemajl Aliu e Kadri Rahimaj, janë kryetarët e parë nga Kosova që prezantojnë suksesin e tyre në zgjedhjet lokale, luftimin e korrupsionit në nivel lokal dhe politikat për tranzicionin e gjelbër në qytetet që udhëheqin.
U inicuan hapat për fillimin e bashkëpunimit me disa qytete evropiane.
Morëm mbështetje nga Kryetari i Valencias, Joan Ribo, përfaqësuesit e të gjelbërve spanjollë, deputetja austriake në Parlamentit Evropian, Monika Vana, të gjelbërit nga Britania e Madhe, Irlanda, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Finlanda, etj në thirrjen tonë që Spanja ta njoh Kosovën.
…dhe u prezantuam pa fusnotë edhe atë në Spanjë.
E gjithë kjo me asnjë cent shpenzim nga buxheti i shtetit.
Kështu do të duhej ta informoni publikun.













