Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fjalimi i Mjerimit Politik: Kur Albini Fajëson Botën për Dështimet e Tij

24/12/2024 - 14:08
në Opinione
A A
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në histori, kanë ekzistuar liderë që për të mbajtur pushtetin nuk ndalojnë së ndërtuari mite rreth vetes, duke i trajtuar qytetarët jo si individë me mendje dhe zë kritik, por si turma të verbëra që duhet të adhurojnë liderin dhe të ndjekin “vizionin e tij të shenjtë”. Albin Kurti, me fjalimin e tij të fundit në sallën “1 Tetori”, tregoi se nuk është asgjë më shumë se një version i përkohshëm i këtij arketipi.

Shkruan Baton Haxhiu:

Në histori, kanë ekzistuar liderë që për të mbajtur pushtetin nuk ndalojnë së ndërtuari mite rreth vetes, duke i trajtuar qytetarët jo si individë me mendje dhe zë kritik, por si turma të verbëra që duhet të adhurojnë liderin dhe të ndjekin “vizionin e tij të shenjtë”. Albin Kurti, me fjalimin e tij të fundit në sallën “1 Tetori”, tregoi se nuk është asgjë më shumë se një version i përkohshëm i këtij arketipi. Një lider që përpiqet të shitet si shpëtimtari i vetëm i Kosovës, ndërsa çdo kritik, çdo zë kundërshtues, dhe çdo media shndërrohen automatikisht në “armiq të kombit”.

Kush janë këta njerëz që thonë: “Nëse më doni aq sa ju dua unë, jo vetëm 500 mijë, por 700 mijë vota do të marrim”? Ky nuk është lider, por një predikues i dëshpëruar që ka humbur lidhjen me realitetin. Politika nuk është akt dashurie ndaj liderit, është një kontratë e qartë midis qytetarit dhe shtetit. Kurti, me arrogancën e tij të paimagjinueshme, po përpiqet ta transformojë këtë kontratë në një akt përuljeje, ku qytetari duhet të ulë kokën dhe të pranojë dështimet e tij si “kurthe të armiqve”.

Në vend që të flasë për qeverisjen e tij katërvjeçare – që është një kapitull i errët i dështimeve në arsim, shëndetësi dhe marrëdhënie ndërkombëtare – Kurti vendos të ndërtojë një retorikë përçarëse dhe fyerje ndaj të gjithëve: gazetarëve, analistëve, opozitës dhe madje edhe ndërkombëtarëve. Ai flet për një Kosovë që duhet të lirohet nga Lista Serbe, ndërsa në Bruksel hap katër pika kufitare dhe zbut çdo pozicion që dikur e quante “të papranueshëm”. Ky është lideri që na kërkon 500 mijë vota për të “mos qenë i varur nga të tjerët”? Me këtë logjikë, pse nuk i hap rrugë një referendumi ku qytetarët të votojnë për “shpalljen e tij si të përjetshëm”?

Fjalimi i tij nuk është vetëm fyes, por një reflektim i qartë i një mentaliteti autoritar, ku lideri nuk mund të pranojë asnjë dështim pa ia hedhur fajin dikujt tjetër. Këto janë taktika të ngjashme me ato të liderëve si Hugo Chavez apo Aleksandër Lukashenko – një përzierje e propagandës populiste me premtime boshe dhe retorikë përçarëse. Por edhe ata, në kulmin e tyre, ishin të kujdesshëm që të mos fyenin aq hapur qytetarët e tyre. Kurti, përkundrazi, e bën këtë hapur dhe me krenari.

Në një vend ku qytetarët presin përgjegjësi dhe rezultate konkrete, kryeministri na ofron një listë kandidatësh që shiten si “elita profesionale”. A është kjo lista që do të shpëtojë arsimin nga grevat? A do të përmirësojnë ata marrëdhëniet me SHBA-të pas ftohjes historike që ka ndodhur nën qeverisjen e tij? Apo janë thjesht fasada që shërben për të mbuluar dështimet e rënda?

Nëse opozita, mediat dhe qytetarët do t’i përgjigjeshin Kurtit me të njëjtën gjuhë sulmuese dhe përçarëse, Kosova do të shndërrohej në një arenë konflikti pa fund. Por për fat të mirë, qytetarët e Kosovës nuk janë aq të verbër sa të bien në këtë grackë. Liderët që ndërtojnë “armiq të paqenë” për të justifikuar dështimet e tyre janë të destinuar të dështojnë. Dhe Albin Kurti nuk është përjashtim.

Betejën politike e ka humbur – tashmë i ka mbetur vetëm ajo elektorale. Dhe kur humbet edhe atë, nuk do të ketë më “armiq të paqenë” për t’i fajësuar. Do të mbetet vetëm ai, vetëm dhe para dështimeve që ka krijuar vetë.

JU REKOMANDOJMË

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!
Opinione

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!

17/07/2025 - 10:15
Maska, individualizimi vs demokraci
Opinione

Maska, individualizimi vs demokraci

17/07/2025 - 10:14
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Vjosa Osmani po mendon të rikthehet në LDK ose ta bëj një parti të veten

16/07/2025 - 19:16
Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale
Opinione

Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale

16/07/2025 - 14:01
Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

11/07/2025 - 12:29
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
Lajme

“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!

11/07/2025 - 10:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë