Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fjalimi i plotë i Hashim Thaçit në Speciale

04/04/2023 - 13:46
në Kryesore, Lajme
A A
Apeli i Speciales ia refuzon Thaçit kërkesën për lirim nga paraburgimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i akuzuar nga Gjykata Speciale për kinse krime lufte, në fjalimin e tij  para trupit gjykues të martën ka thënë se është i pafajshëm.

Fjalimi i plotë:

“Faleminderit për mundësinë që t’iu drejtohem. Sot po nisim një rrugëtim së bashku, drejt së vërtetës dhe drejtësisë. E drejta dhe vërteta janë parime të çmuara për mua. Ndjeje keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte, pavarësisht nga përkatësia. Viktima s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Jam i pafajshëm nga të gjitha këto akuza.

Jam gati që të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen, popullin dhe vendin tim. Rruga drejt lirisë ishte e gjatë dhe e vështirë. Isha student në Zvicër, i strehuar politik kur u masakrua familja Jashari në 98-n. Edhe unë u ktheva të ndihmoj vendin tim dhe u bashkova për rezistencë.

Kushdo që do të ishte në vendin tim, do të bënte të njëjtin. Ushtria përbëhej nga njerëz të thjeshtë, që përpiqeshin të shpëtonin familjen e tyre. Ata luftuan e shumë ranë heronj. Mijëra familje i humbën të dashurit nga qindra masakra të forcave serbe.

UÇK-ja përbëhej nga njerëz të thjeshtë, qytetarë që përpiqeshin të mbronin vendin e familjen e tyre. Mijëra familje humben të dashurit e tyre në qindra masakra. Kundërshtarët tanë ishin ushtria dhe paramilitarët serbë. Si rezistenca paqësore ashtu edhe e armatosur kishin synim lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovës. Pa atë rezistencë Kosova nuk do të ekzistonte. Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, ajo iu imponua. Ata bënë atë që do të bënte çdo popull liridashës. Kosova ishte në anën e drejtë të historisë. Sot jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një vend të lirë. Kosova është rrëfim suksesi.

Gjatë këtij procesi ne do të udhëtojmë prapa në kohë dhe ngjarje që kanë ndodhur 20 vjet më parë. Duhet ta keni parasysh që mbamendja 25 vjet më vonë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opsioneve dhe agjenda të ndryshme. Spekulimet po shndërrohen në fakte. Inatet politike nuk duhet të kuptohen si akte në këtë sallë. Këto vlejnë edhe për disa botime e opinione të përshtatura të akterëve të luftës.

Në raste jo të pakta, ambicia dhe interesat personale tejkaluan realitetin për rrëfimin e UÇK-së dhe vet historisë së Kosovës. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë por ne kemi një histori faktike. Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi të dëgjojmë në këtë gjykatë dëshmitë e sekretares së Shtetit Madeline Albright, sekretarit të jashtëm Robin Kook, senatorit Robert Dolle, ambasadorit Richard Holbroke, të shefit të parë të UNMIK-ut në Kosovë, të presidentit Ibrahim Rugova, të Fehmi Aganit, të Adem Demaçit e liderëve të tjerë. Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë çfarë kam thënë e bërë gjatë asaj kohe të rëndësishme të historisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ne besuam në veten tonë për të qenë të lirë. Të gjithë në Kosovë e dinim që gjatë gjithë kohës, se pa ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të SHBA-së nuk do të ishim të lirë dhe të pavarur. Ne kemi mbështetur drejtësinë, sidomos atë ndërkombëtare. Kur raporti i Dick Martyt mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafikim organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova Bashkësisë Ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia Ndërkombëtare tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë për akuzat për trafikim organesh. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë që ne jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë është hequr. Kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër në fund të këtij procesi. Unë besoj te Tribunali i Hagës, UNMIK, ELUEX, dhe Dhomat e Specializuara. Unë jam intervistuar nga këta mekanizma edhe në cilësinë e dëshmitarit dhe të dyshuarit. Çdo bashkëpunim i imi me të gjithë këta akterë ndërkombëtarë ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent qoftë në Prishtinë apo Hagë. Gjithçka tjetër që thuhet është e papranueshme. Prandaj askush nuk duhet dhe nuk mund ta shkruaj historinë, ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, të vërtetën, pajtim dhe drejtësi. Unë besoj që ky proces do të jetë i drejtë, transparent dhe i shpejt.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë