Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Flet Vedat Bajrami: Zhegrova e zgjodhi me zemër Juventusin, refuzoi edhe Premierligën

07/09/2025 - 14:45
në Sport
A A
Flet Vedat Bajrami: Zhegrova e zgjodhi me zemër Juventusin, refuzoi edhe Premierligën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vedat Bajrami, një nga njerëzit më të afërt të Edon Zhegrovës, e ka dhënë një intervistë për Antonella Pira, udhëheqës i kanalit “Il Bianconero” në Youtube.

Bajrami ka treguar se Zhegrova kërkohej edhe në Premierligë, në Francë, kurse në Itali, Napoli ishte më i interesuari. Ai thotë se shenja interesimi kishin shfaqur edhe Milani e Roma, por ylli dardan e ka zgjedhur me zemër Juventusin.

“Gazeta Express” ua sjellë intervistën e plotë të Bajramit:

Si erdhi zgjedhja për Juventusin?

“Edoni gjithmonë ka pasur njohuri të gjera për futbollin europian. Ai u rrit duke ndjekur klubet e mëdha në Itali, Spanjë, Angli e Gjermani. Në fund, dëgjoi zemrën e tij: Juventus ishte zgjedhja e duhur”.

Pse pikërisht Juventus?

“Sepse kur dëgjon zemrën tënde, nuk ke dyshime. Zemra e tij rreh për Juventusin. Ai nuk mungon kurrë në energji dhe vendosmëri, dhe ky vendim erdhi instinktivisht e natyrshëm.”

A pati klube të tjera të interesuara?

“Po, disa klube nga Premierliga e ndoqën me kujdes. Napoli ishte shumë i interesuar, ashtu si Marseille. Gjithashtu edhe Milan e Roma shfaqën shenja interesi”.

Kur nisi seriozisht kontakti me Juventusin?

“Ishte një udhëtim plot emocione dhe momente stresuese deri në ditën e fundit të merkatos. Më 31 gusht gjithçka u mbyll, dhe çdo sakrificë e bërë e çoi Edonin te fanella bardhezi.”

Ditët e para në Torino

“Edoni është ambientuar shpejt. Ai e pëlqen klimën, ushqimin dhe bukurinë arkitektonike të qytetit. Ka gjetur staf shumë profesionist te Juventusi dhe një mikpritje të ngrohtë nga vendasit”.

Takimi me Alessandro Del Piero

“Një moment i veçantë dhe emocionues. “Edoni adhuron njerëzit e thjeshtë e autentikë, dhe Del Piero është pikërisht i tillë: një legjendë që di të jetë i përulur. Ata u argëtuan së bashku dhe pati respekt të madh reciprok.”

Përshtypjet nga tifozët dhe shokët e skuadrës

“Ai u mahnit nga pritja e tifozëve, të cilët i dhanë energji pozitive. Një episod interesant ndodhi ditën e dytë, kur gjatë rrugës për në Paris për dokumentet, të gjithë punonjësit e aeroportit të Torinos kërkuan foto me të. Në Francë, shumë njerëz menduan se po kthehej për të luajtur atje, por Edoni buzëqeshi dhe tha se e do Italinë dhe klimën e saj.

Sa i përket dhomës së zhveshjes, jo të gjithë lojtarët ishin të pranishëm për shkak të grumbullimeve me kombëtaret, por ai menjëherë gjeti harmoni me tre portierët e Juventusit, të cilët e mirëpritën ngrohtësisht dhe e njohën me kulturën torineze”.

Mesazhi për tifozët bardhezi

“Dua të përshëndes personalisht të gjithë stafin e Juventusit dhe tifozët bardhezi. U rrita duke admiruar klubet e mëdha italiane dhe kam kujtime të mrekullueshme nga legjenda si Pirlo, Maldini, Nesta, Del Piero, Totti, Buffon e shumë të tjerë. Që sot, edhe unë jam një fans Fino alla Fine. Ju dëshiroj një sezon plot fitore e kënaqësi.
Me respekt,
Vedat Bajrami.”

JU REKOMANDOJMË

Amir Rrahmani mungon ndaj Suedisë, lëndimi e mban jashtë fushës
Sport

Amir Rrahmani mungon ndaj Suedisë, lëndimi e mban jashtë fushës

07/09/2025 - 15:02
Mbappe komenton mundësinë që Yamal të fitojë Topin e Artë
Sport

Mbappe komenton mundësinë që Yamal të fitojë Topin e Artë

07/09/2025 - 14:43
Faton Maloku zbulon arsyen pse nuk është ftuar nga Franco Foda për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Suedisë
Sport

Faton Maloku zbulon arsyen pse nuk është ftuar nga Franco Foda për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Suedisë

06/09/2025 - 20:14
Jetë o jetë! Çfarë super goli nga Cristiano Ronaldo, shënon nga distanca
Sport

Jetë o jetë! Çfarë super goli nga Cristiano Ronaldo, shënon nga distanca

06/09/2025 - 19:16
Asistim fantastik nga Cancelo, gol i bukur nga Joao Felix – Portugalia në avantazh ndaj Armenisë
Sport

Asistim fantastik nga Cancelo, gol i bukur nga Joao Felix – Portugalia në avantazh ndaj Armenisë

06/09/2025 - 18:27
Nuk e besonte dot që është afër Ronaldos, moment interesant mes tifozit dhe yllit portugez
Sport

Nuk e besonte dot që është afër Ronaldos, moment interesant mes tifozit dhe yllit portugez

06/09/2025 - 18:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aktivisti dorëhiqet nga Vetëvendosje, u kërkon falje publike miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve

    Aktivisti dorëhiqet nga Vetëvendosje, u kërkon falje publike miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Familjari i Blerta Deliut del në mbështetje të Sokol Halilit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Komuna më e vogël në Kosovë, me numrin më të madh të kandidatëve për kryetar komune

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë