Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fondet dhe veprimet e dyshimta: Akuza të ashpra mes ministrit Rashiq dhe Radomiroviqit pas shkarkimit

26/09/2024 - 13:53
në Lajme
A A
Fondet dhe veprimet e dyshimta: Akuza të ashpra mes ministrit Rashiq dhe Radomiroviqit pas shkarkimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

‘Dashuria’ e dikurshme mes ministrit Nenad Rashiq dhe ish zv/ministrit Nenad Radomiroviq, ka marrë fund.

Radomiroviq dha dorëheqje nga partia, e Rashiq e shkarkoi nga pozita e zv/ministrit.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka drejtuar akuza të rënda ndaj Radoica Radomiroviq, zv/ministrit që e shkarkoi qeveria një ditë më parë.

Rashiq ka thënë se ka pasur informacione nga Sveçla për sjellje të dyshimta politike të Radomiroviqit.

“Sa i përket ish/zëvendësit Radomiroviq. Kam qenë i informuar nga Sveçla e Krasniqi, për një sjellje të dyshimtë politike të Radomiroviqit. Dhe nga ana e ministrisë e kemi vërejtur një sjellje, performancë jo të kënaqshme. Ndoshta 2 ose 3 javë më herët, kam folur me Radomiroviqin, dhe kam kërkuar nga ai ta paraqes dorëheqjen, pasi nuk kam qenë i kënaqur me punën e tij. Fakteqësisht e ka pranuar këtë dramatike, dhe ka filluar me sjelljen e tij dhe ka dhënë dorëheqje nga partia”, tha Rashiq, raporton Nacionale.

“Më është dashur ta lusë zyrën e kryeministrit që ta shkarkojë, për shkak të punës jo të mirë, edhe për shkak të gjithë mundin që e kemi bërë si qeveri, si Kosovë, për t’iu ndihmuar të gjithëve në nevojë. Edhe ju edhe ne, e dini se që nga fillimi, Radomiroviq ka qenë person kontrovers, edhe unë e kam ditur nga fillimi se nuk e ka kapacitetin e sjelljeve dhe karakterin e duhur për ta përfaqësur qeverinë tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet ta kuptoni se ne politikanët nganjëherë duhet të punojmë ashtu me disa njerëz siç mundemi. Ndryshimet në politikë janë gjë normale, nuk është e rëndësishme a është Rashiqi apo Radomiroviqi ministër apo zv/ministër. Me rëndësi është strategjia, në këtë rast integrimi i serbëve në sistemin e Kosovës. Në fund atë që kam lexuar dje, Radomiroviq ka paralajmëruar një iniciativë të re, kështu që unë e përshëndes përzemërsisht”, tha më tutje ministri Rashiq.

Sipas Rashiqit, zv/ministri Radomiroviq, nuk ka mundur ta tejkalojë të kaluarën, duke lënë të kuptohet bashkëpunimin me Listën Serbe.

“Siç thashë më herët, kjo s’ka ndodhur më herët. Kjo ka ndodhur 2 muajt e fundit. Për atë arsye thashë se në bashkëpunim me kolegët e mi, është normale që si ministra të qeverisë, apo punëtorë, i shkëmbejmë informatat mes veti lidhur me ngjarjet e njerëzit. Ndoshta përgjigja në pyetjen tuaj, është në gjëra të vogla si psh: Radomiroviq nuk ka mundur ta tejkalojë të kaluarën, vërtetimin e së kaluarës. Keni mundur të shihni në adresën e tij në facebook ku ka postuar disa faktura gjatë kohës kur ka qenë Lista Serbe në pushtet. Unë kam treguar e dëshmuar si janë bërë keqpërdorimet gjatë kësaj kohe. Edhe ai në ujdi me mua, i ka postuar tri herë këto gjëra, për të dëshmuar se çfarë keqpërdorime kanë ndodhur më herët. “Kemi material që të bëjmë kësi shpallje edhe për 10 vjet”, më tha ai. Shpallja e tillë nga ana e tij ka qenë më 28 korrik, e fundit. Përgjigja është në detajet e vogla”, tha Rashiq.

“Krejtësisht e pritshme”, tha Radomiroviq, i cili ditë më parë njoftoi dorëheqjen nga partia teksa bëri të ditur pakënaqësitë e fundit në lidhje me ndarjen e fondeve nga eprori i tij, Nenad Rashiq, për veriun e Kosovës.

Ditë më parë e dinte se pret që ta shkarkojnë, por tash, pas shkarkimit, ka edhe gjëra për të thënë.

Eprori i tij, Nenad Rashiq – tash tregon Radomiroviqi – “po më akuzon për bashkëpunëtor të shërbimeve të Serbisë, që është absurde”.

“Bomba po gjuhen mbi kolegët e mi në veri, kolegët e mi ndalohet në Serbi, a këto shoqëruesit e afërt të Rashit lëvizin lirshëm nëpër Serbi”, tha Radomiroviq, duke iu përgjigjur këtyre akuzave që, sipas tij, Rashiqi ka shtruar ndaj tij te Qeveria e Kosovës.

Por, jo vetëm kaq. Radomiroviq shtron një pyetje, që sipas tij, duhet ta shtrojë publiku dhe të kërkojë qartësim për paratë e ministrisë që shkojnë të një OJQ që udhëhiqet nga një person me emrin Milan Dabiq.

E ky i fundit, na thotë ai, është krejtësisht në lidhje personale, interesi e përfitimi me Nenad Rashiqin; ndonëse detaje të mëtejme nuk jep.

“Autoritetet kompetente duhet të adresojnë çështjen e granteve të ministrisë. Ato poashtu duhet të adresojnë çështjen se kush janë këto OJQ që i marrin grantet e ministrisë. Poashtu, kush është Milan Dabiqi dhe pse dhe si punon ai me ato para të ministrisë”, na tha Radomiroviq.

“Edhe vetë Rashiqit do t’i duhet të jep llogari për shumë çështje. Praktikisht nuk e ka më askënd në kabinet, të gjithë kanë hequr dorë nga ai”.

Protesta e tij ndaj Rashiqit thotë se ka të bëjë me shpërputhjen në ndarjen e fondeve: prej 7 milionë eurove, vetëm 180 mijë për veriun e Kosovës.

“Qeveria dëshiron të integrojë veriun e Kosovës dhe t’i ndihmojë qytetarët, dhe ju do të pajtoheni që 180 mijë janë qesharakisht pak”, tha ai.

Radomiroviq e kthen personin, sipas tij kyç, në krejt këtë tregim: Milan Dabiq.

“Ky njeri është Alfa dhe Omega i parasë në ministri. Është ky që vendos kush merr grantet”, tha Radomiroviq, teksa kërkon që “shkoni shihni ku kanë përfunduar këto fonde”.

“Thirreni Millan Dabiqin dhe pyeteni se sa OJQ ka aty. Krejt paratë e OJQ-ve shkojnë te ai”.

Për Radomiroviqin krejt kjo përkthehet në këtë pyetje themelore: “Pse dhe si krejt paratë përfundojnë te ai?”.

Nacionale: Pra, po aludoni që Dabiqi është njeri përmes të cilit Rashiq përfiton personalisht?

Radomiroviq: Natyrisht.

“Jam shumë krenar që kam ndihmuar qytetarët dhe për herë të parë askush s’ka dhënë ryshfet. Ju ftoj që fjalët e mia të dilni e t’i gjeni të dëshmueshme”, tha Radoica Radomiroviq.

Nacionale ditë rresht ka provuar të kontaktojë Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, por s’ka arritur të marrë përgjigje, as përmes telefonit as përmes tekstit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë