Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fondi “i pavërejtshëm” për veriun

01/10/2023 - 13:46
në Lajme
A A
Fondi “i pavërejtshëm” për veriun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tash e dhjetë vjet, për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë grumbulluar mbi 14 milionë euro, të destinuara për zhvillim ekonomik dhe investime në infrastrukturë, por zona vazhdon të mbetet vatër tensionesh.

Paratë janë pjesë e të ashtuquajturit Fond Zhvillimor i Mirëbesimit, për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar në vitin 2013, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Qëllim i këtij fondi është t’i zhvillojë dhe integrojë komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ku popullata serbe, që nga paslufta më 1999, nuk u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës, por të strukturave paralele serbe, që funksionojnë nën dirigjimin e Beogradit zyrtar.

Paratë e Fondit grumbullohen nga importi i mallrave përmes pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat gjenden në veri të Kosovës.

Nga Bashkimi Evropian, që ndërmjetëson bisedimet Kosovë-Serbi, thonë se nga ky fond janë realizuar projekte të ndryshme – nisur nga infrastruktura rrugore deri te qendrat kulturore dhe rekreative.

Por, nga anketat që Radio Evropa e Lirë realizon kohë pas kohe me qytetarët në veri, ata kryesisht shprehen të shqetësuar për situatën politike dhe kundër vendimeve që marrin institucionet e Kosovës.

Si pasojë e mosbindjes, por edhe ndikimit të strukturave serbe, ata nuk paguajnë as rrymë, as ujë që nga paslufta. Vazhdojnë t’i kenë shkollat dhe spitalet që funksionojnë nën sistemin e Serbisë.

Shumica e bizneseve në zonë, po ashtu, nuk janë të evidentuara dhe nuk paguajnë asnjë detyrim ndaj institucioneve të Kosovës tash e 24 vjet.

Nga nëntori i vitit të kaluar, serbët e kësaj pjese kanë braktisur edhe institucionet e Kosovës, në të cilat kanë marrë pjesë, si pasojë e një vendimi të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe.

I banuar me rreth 50.000 qytetarë, veriu i Kosovës është shpesh edhe skenë e përleshjeve të dhunshme.

Të fundit kanë ndodhur më 24 shtator kur grupe të armatosura serbësh kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.

Cili ka qenë efekti i Fondi Zhvillimor të Mirëbesimit?

Dragisha Mijaçiq, drejtor i Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial (INTER), me seli në Zubin Potok, thotë për Radion Evropa e Lirë se Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit nuk ka mbledhur mjete të mjaftueshme financiare që do të krijonin parakushte për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve në veri.

“Kur investoni para në mjediset lokale, gjithmonë ka përfitime. Por, nuk ka pasur efekte që mund të maten. Për dhjetë vjet janë investuar 14 milionë euro. Ato janë aq pak para saqë nuk mund të arrijnë kurrfarë rezultati domethënës”, thotë Mijaçiq.

Disa projekte kanë dhënë rezultate të mira, por “shumë prej tyre nuk janë përfunduar dhe nuk kanë dhënë kurrfarë rezultatesh”, shton ai, pa specifikuar më shumë.

Por, për Haki Shatrin, ekspert i çështjeve ekonomike, projektet e ndërtuara nga fondi në fjalë kanë pasur efekt në mirëqenien e qytetarëve lokalë.

Sipas tij, janë strukturat paralele, të udhëhequra nga Serbia, që nuk i lejojnë qytetarët t’i pranojnë publikisht rezultatet.

“Atje janë të pranishme strukturat paralele, të ndikuara nga Beogradi, të cilat i pamë publikisht ditëve të fundit. Por, në jetën e përditshme të qytetarëve lokalë kanë qenë prezente çdo kohë, duke iu bërë presion dhe duke i frikësuar. Prandaj, qytetarët janë në hamendje, në dilema se kah t’ia mbajnë, sepse i kanë frikësuar vazhdimisht që të mos punojnë, të mos bashkëpunojnë dhe të mos e njohin shtetin e Kosovës”, thotë Shatri për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se krijimi i këtij fondi, madje, i ka favorizuar katër komunat në veri, pasi asnjë komunë tjetër nuk e gëzon një fond të tillë të veçantë.

Pikëpamjet politike, të ndikuara nga Beogradi, pengojnë përparimin e veriut, thotë edhe profesori i ekonomisë në Prishtinë, Muhamet Sadiku.

“Përkundër investimeve nga mjetet e ekzekutivit, por edhe nga burimet e jashtme, në këtë pjesë të vendit dominojnë pikëpamje destruktive politike dhe ato janë pengesë e madhe për të krijuar progres për qytetarët lokalë”, thotë Sadiku.

Ku dhe sa është investuar?

Bordi menaxhues i Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit përbehet nga përfaqësues të BE-së, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe përfaqësues të komunave veriore.

Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se nga vlera e përgjithshme e Fondit, prej mbi 14 milionë eurosh, mbi 6.9 milionë euro janë shpenzuar për projekte në komunën e Mitrovicës së Veriut, mbi 3 milionë euro në komunën e Zveçanit, mbi 2.5 milionë euro në komunën e Zubin Potokut dhe mbi 2 milionë euro në komunën e Leposaviqit.

Investimet, sipas BE-së, përfshijnë ndërtim dhe riparim të infrastrukturës rrugore, ndërtim të objekteve kulturore, sportive dhe rekreative, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, blerje të pajisjeve mjekësore e të tjera.

Përveç mjeteve nga Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit për këto komuna, edhe Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 16 milionë euro për projekte nga buxheti i sivjetmë. (Rel)

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë