Ambasada amerikane ka ftuar përfaqësuesit politik dhe të shoqërisë civile, në një tryezë të mbyllur, që pritet të mbahet të martën e 31 janarit.
Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini do ta përfaqësoj partinë e tij në këtë takim.
Këtë e konfirmoi vet ai për GazetaBlic.
“Kryetari Haradinaj do të jetë në një vizitë zyrtare në SHBA. Unë do të marr pjesë në takimin e ambasadës amerikane”, tha Gjini.
Kujtojmë se, në ftesë thuhet se temë diskutimi do të jetë themelimi dhe statuti i Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe.













