
Ky është momenti kur autori ka shkuar në tavolinën ku ishte ulur biznesmeni Ardian Nikulaj dhe i ka drejtuar pistoletën me silenciator.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë. Biznesmenin Ardian Nikulajn, 51 vjeç mësohet se po qëndronte në një lokal në pronësi të tij në zonën e shëtitores, në hyrje të Shëngjinit, kur u ekzekutua nga persona ende të panjohur. Të paktën 2 persona dyshohet se morën pjesë në ekzekutimin e biznesmenit. Njëri u fut në lokal kurse tjetri priti me motor jashtë.
/Gazeta Express










